Enciklopedike

Shenjat e horoskopit: nga më pak ziliqarët, tek ata më shumë

Dihet se zilia kushtëzon shumë jetën e disa tipe njerëzish. Të shohim si i klasifikojmë duke u nisur nga shenjat e tyre të horoskopit

Dashi është shumë naiv dhe optimist. Ka besim tek aftësitë e veta. Vështirë që dashi të provojë zili ndaj personave të tjerë.

Gojët e liga thonë se binjakët janë më ziliqarët në mënyrë absolute. Në të vërtetë të lindurit në këtë shenjë janë të këqij dhe ziliqarë, zilinë e shfaqin me ironi dhe shakaja i thotë gjërat e vërteta. Defekti i kësaj shenje është se pas pak harrojnë gjithçka. Gratë e kësaj shenje e shfaqin zilinë duke eliminuar të tjerat.

Femrat në shenjën e gaforres nuk janë shumë ziliqare, ndërsa burrat janë shumë më shumë, në fakt përpiqen të lidhin miqësi me personat ndaj të cilëve kanë zili dhe përpiqen të marrin benefite nga kjo.

Peshorja është një shenjë neutrale, as pak as shumë. Të lindurit në këtë shenjë nëse duan diçka, shkojnë dhe e marrin pa qenë nevoja të jenë ziliqarë ndaj të tjerëve.

Luani është një shenjë e veçantë, shumë ziliqare. Të lindurit në këtë shenjë nuk janë të qetë nëse nuk ndihen të zilepsur nga të tjerët. Janë të sigurt në vetvete dhe të bindur se po bëjnë gjithçka mirë. Ngandonjëherë meshkujt dhe femrat e kësaj shenje janë shumë të ashpër me veten, nëse nuk ia dalin në disa gjëra.

Virgjëresha ka pak zili, por jo të tepërt. Shpesh ndihen të parehatshëm dhe fajësojnë veten që nuk ia dalin gjatë përpjekjeve të tyre.

Zilia e shigjetarit mbahet si një zili e mirë, e manifestojnë hapur dhe me shaka. Është një nga ato shenja që nëse kanë zili ndonjë gjë impenjohen për ta marrë.

Peshqit kanë një determinim besimplotë në mundësitë e tyre dhe zilia është e llojit gjarpër që manifestohet me një dozë ankese përballë atyre që e kanë më shumë dhe nuk mungojnë kritikat pas shpine.

Demi është pak ziliqar, sidomos femrat. Kanë zili komoditetin, atë që femrat e tjera kanë, ka raste edhe burrin. Shfaqin atë që njihet si “pula e tjetrit është më e majme.”

Të lindurit në shenjën e akrepit nuk kanë mjet matjeje. Ose janë shumë ziliqarë ose janë shumë pak. Kur janë e tregojnë hapur, pa frikën se do të kritikohen nga të tjerët dhe mendimet e tyre janë shumë shkatërruese.

Bricjapi është shenja që zilia e gërryen përbrenda. Është shumë ambicioz, nuk tërhiqet kurrë pa marrë rezultatet. Ka shumë bezdi të rekomanduarit, por nuk e shfaq.

Jeta është çështje zgjedhjesh. Mos ia thoni ujorit që është ziliqar, nuk do ta pranonte kurrë, por mendojnë se disa persona kanë më shumë se ata. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button