Në vitin 1959, Mao Cedunit i erdhi në majë të hundës me tigrat. Pasi fermerët në Kinë u sulmuan nga këto kafshë, Mao njoftoi se tigrat – së bashku me ujqit dhe leopardët, ishin “armiq të popullit” dhe duhet të shfaroseshin. Partia Komuniste shkaktoi një numër fushatash që inkurajonin njerëzit të kërkonin dhe të vrisnin kafshët grabitqare. Në vetëm pak vite, kinezët kishin therur gati 75 për qind të popullsisë së tigrave aziatikë të botës dhe kjo pothuaj shkaktoi zhdukjen e këtyre kafshëve. /bota.al
Less than a minute