Analiza

Shifrat e frikshme. Ja pse ISIS nuk mund të injorohet

A girl from the minority Yazidi sect, fleeing the violence in the Iraqi town of Sinjar, rests at the Iraqi-Syrian border crossing in FishkhabourNë një konferencë për shtyp të mërkurën, në përgjigje të ekzekutimit të gazetarit amerikan James Foley nga militantët e Shtetit Islamik, presidenti i SHBA, Barack Obama e përshkroi grupin si një “kancer” që duhet të ndalet përpara se të përhapet. “Një gjë për të cilën të gjithë biem dakord, është se një grup si ISIS nuk ka vend në shekullin 21”, tha presidenti. Megjithatë, ndërkohë që ndërhyrja e shënjestruar e forcave të SHBA dhe aleatëve të saj gjatë javëve të fundit ka lejuar forcat irakene dhe kurde që të marrin disa bastione si Diga e Mosulit, mbretërimi i terrorit të militantëve nuk ka marë aspak fund.
Teksa ISIS vazhdon fushatën e saj brutale, ja 10 shifra që kanë dalë në dritë dhe që ofrojnë një ide të krimeve që ka kryer grupi.
20
Eshtë numri i gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë që mendohen të humbur në Siri, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Shumë prej tyre, me shumë gjasa mbahen prej Shtetit Islamik, thotë organizata. Të martën, Shteti Islamik nxorri një filmim ku një militant vrau gazetarin amerikan, James Foley, i cili ishte rrëmbyer në Siri në fund të vitit 2012. Në filmim, militanti tha se grupi mban peng edhe gazetarin amerikan Steven Sotloff dhe kërcënoi që do ta vrasë nëse sulmet e amerikanëve vazhdojnë.
Deri në 500
Eshtë numri i luftëtarëve të lindur në Britani, që sipas ekspertëve janë aleatë me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Ekspertët kanë thënë se njeriu që i preu kokën James Foleyt në filmim, me shumë gjasa është nga Londra.
12000
Numri total i të huajve që u janë bashkuar radhëve të ISIS, siaps grupit Soufan, njëgrup konsulence me qendër në Nju Jork. Tre mijë prej këtyre luftëtarëve vijnë nga Perëndimi, thotë grupi. Zyrtarët kanë thënë se janë të shqetësuar se shumë prej luftëtarëve do të rikthehen më pas në vendet e tyre të origjinës.
700
Eshtë numri i vrasjeve që militantët e Shtetit Islamik kanë kryer brenda vetëm 14 ditëve në fillim të këtij muaji. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të vrarët ishin anëtarë të një fisi që Shteti Islamik ka luftuar në Sirinë lindore. Organizata thotë se beson që shumica ishin civilë dhe që shumë prej tyre u është prerë koka.
1.2 milionë
Eshtë numri total i njerëzve që janë zhvendosur prej akteve të dhunës në Irak vetëm gjatë këtij viti, sipas vlerësimeve të OKB.
500 mijë
Numri i irakenëve të zhvendosur prej akteve të dhunës në veri të vendit. Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB, shumë prej tyre aktualisht po jetojnë përgjatë rrugëve, në ndërtesa të papërfunduara dhe në parqe.
Të paktën 11 000
Numri i Jezidëve, pjesëtarë të një pakice fetare, që janë larguar nga Iraku për në Siri që kur Shteti Islamik kërcënoi se do i vrasë nëse nuk konvertohen në fenë islame. “Fakti që sheh njerëz të shkojnë e të kërkojnë siguri në Sri flet shumë se sa e dëshpëruar është situata”, tha Adrian Eduards, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët.
100
Eshtë numri i tonëve të furnizimeve të emergjencës që Kombet e Bashkuara dërguan në rajonin kurd në Irak të mërkurën, për të adresuar krizën e madhe humanitare në veri të vendit. Ngarkesa përfshinte 3300 cadra, 20 mijë shtroja plastike, 18 500 enë kuzhine etj. Eshtë pjesë e një misioni për të dërguar 2410 tonë ndihma deri në fillim të shtatorit. Sipas OKB, ky operacion është më i madhi në më shumë se dhjetë vite.
84
Numri i sulmeve që SHBA ka kryer kundër militantëve të Shtetit Islamik në javët e fundit. Sulmet më të fundit goditën zonën e Digës së Mosulit, e cila ishte pushtuar nga militantët javën që kaloi por tashmë është sërish nën kontrollin e forcës Peshmerga të kurdëve.
Më pak se 300
Numri i trupave ekstra që SHBA po mendon të dërgojë në Irak, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Ushtarët do të fokusohen në ofrimin e sigurisë shtesë përreth Bagdadit, thanë zyrtarët për Associated Press. /Huffington Post/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button