Psikologji

Shikomë gjithmonë në sy, sepse do të zbulosh këto 10 gjëra

Sytë janë pasqyra e shpirtit, ata nuk fshehin, nuk gënjejnë. Ka shumë gjëra që kontakti me sy mund të zbulojë në lidhje me një person, po ju sjellim 10 prej tyre.

Mbajtja e vështrimit të fiksuar ndaj një personi mund të shkaktojë siklet, veçanërisht nëse nhga ai kontakt me sy, bëhet e perceptueshme tërheqja që kanë dy individë ndaj njëri-tjetrit.

Nëse një burrë apo grua dëshiron të bëjë për vete apo të joshë “prenë” e tyre, nuk ka asgjë më interesante se një përballje me sy.

Vetëm sytë mund të konfirmojnë nëse një buzëqeshje është e sinqertë apo jo. Eshtë shikimi, në të vërtetë, që tregon lumturinë e vërtetë.

Sytë nuk gënjejnë kurrë. Për të zbuluar nëse zemra dhe fjalët e një personi janë të sinqerta, duhet të shikoni me kujdes sytë e tij.

Nëse një person na pëlqen, kur e shikojmë, e bardha e syrit zgjerohet. Për të zbuluar nëse një person është i interesuar për ju, shikojeni me kujdes në sy.

Një vështrim reciprok, në të cilin njëri fikson sytë e tjetrit, mund t’i bëjë njerëzit të kuptojnë nëse është dashuri mes tyre apo jo.

Gënjeshtarët kanë tendencë të shikojnë shumë në sytë e atyre që janë duke gënjyer, për t’i bindur ata se po u thonë të vërtetën. Ju takon juve të kuptoni nëse kontakti me sy është i sinqertë apo i sajuar.

Nëse një person i shmanget kontaktit me sy duke parë poshtë, ai me siguri është i sikletosur, ose frikësuar nga ju dhe po kërkon “strehim” të rehatshëm, duke kërkuar larg.

Një person që hedh shikimin e tij në horizont dëshiron të distancohet nga ata që ka para vetes dhe nga situata, në mënyrë që të mos “burgoset” nga sytë e atyre që gjenden para tij.

Ata që lëvizin sytë shpejt, por që gjithsesi i mbajnë sytë vigjilentë mund të duken të hutuar. Në realitet, këta individë janë shumë të kujdesshëm dhe asnjëherë nuk humbasin asgjë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button