Enciklopedike

Shitja e bashkëshorteve

Në mesjetë, gartë ishin krejtësisht të nënshtruara ndaj burrave. Pas martesës, burri dhe gruaja shndërroheshin në një entitet ligjor. Gjatë kësaj periudhe të historisë, gratë e martuara nuk mund të kishin pronësi dhe në fakt, ishin vetë pronë e bashkëshortëve të tyre. Eshtë e paqartë se kur nisi rituali i shitjes së gruas në ankand publik, por të dhënat me shkrim flasin për një periudhë diku në shekullin 17. Në shumicën e të dhënave thuhet se shitja lajmërohej që më parë, ndoshta me reklamë në një gazetë lokale. Zakonisht merrte formën e ankandit, shpesh në një treg lokal, ku zakonisht gruaja vendosej dhe tërhiqej me një litar, i cili i ishte lidhur pas qafës, belit ose krahut.

Më pas, gruaja i shitej ofertuesit më të lartë dhe i bashkohej bashkëshortit të ri pasi kish përfunduar shitja. Shitja e bashkëshorteve ishte dicka që ndodhte rëndom në shekujt 18 dhe 19 dhe i shërbente burrit si një mjet për t’i dhënë fund një martese të pakënaqshme. Në shumicën e rasteve, një divorc publik nuk ishte opsion për njerëzit e zakonshëm.

Në vitin 1690, u miratua një ligj i cili kërkonte cifteve që të dorëzonin një aplikim në parlament për të marrë certifikatë divorci. Ky ishte një proces i kushtueshëm dhe që hante kohë. Zakoni i shitjes së gruas nuk kishte bazë në ligjin britanik dhe shpesh herë rezultonte në ndjekje ligjore, sidomos që nga mesi i shekullit 19.

Megjithatë, qasja e autoriteteve ishte pasive. Duhet thënë se disa gra në shekullin 19 e kundërshtonin shitjen, ndërkohë që nuk ekzistojnë të dhëna për rezistencë të grave në shekullin 18. Shitja e grave vazhdoi deri në fillim të shekullit 20. Në vitin 1913, një grua deklaroi në një gjykatë në Lids se ishte shitur te një shok pune i të shoqit për 1 paund. Ky ishte ndër rastet e fundit të raportuar të shitjes së grave në Angli.

Screen Shot 2015-04-30 at 2.10.36 PM

Leave a Reply

Back to top button