Horizonti.al

Shkëlqim dhe krizë në botën e Majave

Screen Shot 2015-12-13 at 8.12.39 PM

Kur qytetërimi Maja arriti kulmin e tij, mes shekujve 6 dhe 8, tokat e ulëta të Majave ishin të mbushura me qytete. Kjo botë urbane e sofistikuar, e lidhur me një rrjet rrugës të njohura si sacbeob, u bë e mundur prej punës së fshatarëve, të cilët përbënin shumicën en jë popullsie gjithnjë në rritje; besohet se dendësia e popullsisë në zonën përreth Tikalit mund të ketë arritur 400-500 banorë për milje katrorë. Trysnia që kjo gjë shkaktoi mbi burimet natyrore, duke përfshirë dhe kërkesat e sundimtarëve Maja, krijoi tensione të rrezikshme që i lanë vend luftërave konstante. Monarkët, duke mos qenë në gjendje të siguronin mbijetesën e njerëzve mbi të cilët sundonin, u përballën me një krizë, dhe qytetet, duke qenë vendet e oborrit dhe qendrat e pushtetit, u zhytën po kështu në krizë. Ishin këta faktorë që shkaktuan kolapsin ë Majave në shekullin 9, dhe në fund braktisjen e qyteteve të tyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button