Horizonti.al

Shkopi i pushtetit

Screen Shot 2015-08-14 at 08.31.10

Shkopi i parë magjik ka qenë ndoshta një bastun i thjeshtë. Sipas shumë antropologëve, në fakt instrumenti që në shumë përralla lejon të zgjidhet çdo hall me një prekje të magjisë nuk është gjë tjetër përveçse kujtimi i bastunit të komandës, një mjet i pushtetit që u përkiste mbretërve të qytetërimeve më të lashtë. Sovranët e parë të historisë ishin edhe priftërinj në kontakt me hyjnitë dhe skeptri i tyre, që konsiderohej magjik, mund të shëronte të sëmurët apo mund të ndryshonte kohën. Në egjiptin e më shumë se 5 mijë viteve më parë, besohej se ndoshta mbreti legjendar Akrep, falë një shkopi prej guri emblemë e pushtetit të tij, arrinte që të kontrollonte vërshimet e Nilit. Në Itali, krerët e ligurëve të lashtë kishin bastunë të komandës të bërë me brirë dreri. Dhe në afrikë, sovranët e shoqërive tradicionale mbajnë ende sot shkopinj shumë të gajtë të komandës, të cilët sipas tyre kanë fuqi magjike. Një fuqi komanduese që e rigjen edhe tek shkopi i dirigjentëve të orkestrave.

Në përgjithësi i ndalohej kujtdo që të prekte skeptrët dhe bastunët e komandës. Jehona e atij ndalimi është në origjinë të respektit të shenjtë për bastunët e peshkopëve dhe papëve. Dhe tabuja që bën të paprekshëm bastunin e komandës, bashkë me shkrimet e grekut Lucian të Samosatës në vitin 1797 frymëzoi poetin gjerman Johann goethe që të shkruante baladën Nxënësi shtrigan, që më vonë u bë një episod i famshëm i filmit të Disney Fantasia (1940): Miushi Miki përfundon në telash sepse ka guxuar të marrë kapelën shtriganit për të cilin punon./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button