“Ujë, ujë kudo, por as edhe një pikë për të pirë”, thotë një shprehje. Toka është sigurisht një planet i mbushur me ujë, por siç na kanë treguar imazhet e NASA-s, pjesa më e madhe (96.5 përqind) e ujit që disponon, është ujë deti, i papijshëm. Me presionin mbi furnizimin me ujë që është në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, qytetet në zonat e thata kanë përdorur teknologjinë për të hequr kripën nga uji i detit, me qëllim që të përmbushin nevojat e tyre. Ky proces është i kushtueshëm dhe përdor sasi të mëdha të energjisë elektrike, por grafeni mund të jetë në gjendje të ndihmojë. Ky material një-atomësh mund të lejojë që uji të kalojë duke filtruar grimcat e mëdha të kripës, me kosto shumë më të ulëta të energjisë, sesa realizohet sot. /bota.al
1 minute read