Analiza

Shkruajnë lexuesit: ATEIZMI SHKENCOR & Njerëzit përparimtarë

Nga Fabiol Kurti

Fjala “ateizem” vjen nga greqishtja “άθεος” ku parashtesa “α-θεος” do te thote, pa zot, ose mohim i zotit.

“Ateizmi eshte mohimi i zotit dhe pohim i qenies se njeriut”

Karl Marks

screen-shot-2016-10-16-at-20-11-21

Me fjalen “Fe” do te kuptojme marredhenien e njeriut me Zotin, me qenjen fantazeske te cilen ne e kemi krijuar dhe eshte si pika mbeshtetese e Arkimendit, vetem se ne realitet eshte iluzive. Te mohosh fene, shkencerisht do te thote te njohesh e te shpjegosh drejte shkaqet e lindjes, te perhapjes dhe te pranise se saj, deri ne ditet tona; te jesh ne gjendje t’u besh nje analize e kriticizem ketyre dogmave fetare. Shkenca e ateizmit trajton lindjen e fese nen kushtet e veshtira te jetes, te venies nen sherbimin e klasave sunduese te politikes e klerikalizmit ne periudha dhe etapa historike te ndryshme. Ideologjia fetare gjithmone ka qene kunder shkences, kultures perparimtare, duke perhapur bestytni e zakone prapanike. Ka bere orvatje per te mbytur shkencen ne djep, e lufton edhe sot per te penguar e shtremberuar zhvillimin e saj. Pretendon per monopol ne fushen e moralit e te edukates, nderhyn e ndikon ideologjikisht ne te gjitha fushat e jetes, e “s’le gur pa levizur” per te ruajtur pozitat e veta. Feja eshte krejt e huaj dhe e papajtueshme me jeten, me pervojen jetesore dhe arsyen, ka mospajtueshmeri me shkencen dhe boten reale ne te cilen bejme pjese e jetojme.

Kritika teorike filozofike e fese zberthen thelbin idealist te iluzioneve fetare, argumenton rrenjet shoqerore e gnoseologjike te fese.

Kritika shkencore hedh poshte dogmat e predikimet fetare mbi bote.

Kritika historike paraqet prejardhjen dhe evoluimin e fese, tregon rolin e saj reaksionar mbi shoqerine si dhe karakterin kalimtar kameleonist, nga njeri brez te tjetri, nga njera shoqeri ne nje tjeter, nga nje rend politik ne nje tjeter, ndodh pikerisht ashtu si thote K.Marksi thote: “Kritika e qiellit kthehet ne kritike te tokes, kritika e fese ne kritike te se drejtes, kritika e teologjise ne kritike te politikes”.

Ateizmi shkencor studjon teresine e njohurive qe zbulojne absurditetin e fese, qe hedhin poshte besimin ne forca te mbinatyrshme dhe na armatosin me botekuptimin ateist-shkencor. Shume njerez te shquar, filozofe, shkencetare ,shkrimtar e sociologe kane folur e shkruar mbi karakterin e pa themelte te paragjykimeve fetare, kane shpartalluar te ashtuquajturat prova teologjike te ekzistences se Zotit, kane protestuar kunder demeve te pallogaritshme qe i ka shkaktuar popujve feja e klerikalizmi.

Veprat e ketyre studjuesve i kane frymezuar njerezit ne luften per progresin shoqeror, emancipimin e shoqerise ne drejtimin e arsyes e logjikes, ne drejtimin shkencor, por keto vepra nuk mund te jepnin rezultate shume te dukshme, sepse feja i ka rrenjet e veta thelle ne sundimin e shfrytezimin e klasave te ndryshme shoqerore dhe ne perkrahjen e gjithanshme. Por jo vetem feja e ka sulmuar ateizmin shkencor, nder keto mund te permendim: Teizmin, Deizmin (…pikepamjet e Deizmit i gjejme te Xh.Loku, Njutoni, Rusoi, Volteri..etj.), Fideizmi, Panteizmi (…pikepamjet e panteizmit i gjejme te Xh.Bruno, Spinoza, Naim Frasheri..etj.).

Por vetem nje gje eshte e sigurte: Ideja e krijimit te botes sipas menyres se perceptimit fetar eshte nje abstraktsion i pa mohueshem.

Leave a Reply

Back to top button