Speciale

Shkruani letra për të thyer rrethin vicioz të padrejtësive

Ekonomistët në Gjermani, kanë zbuluar se shprehja e ndjenjave për dikë që ju lëndon, mund t’iu bëjë më bujarë ndaj të tjerëve

Screen Shot 2016-03-25 at 09.06.12

Nga Nathan Collins

“Pacific Standard”

Qeniet njerëzore kanë një preferencë të spikatur për drejtësi, edhe pse ajo sfidohet nga dëshirat egoiste – të cilat për fat të keq, kanë zakonin e përhapjes si kanceri, teksa një person i keqtrajtuar fillon të keqtrajtojë të tjerët. Tanimë për fat të mirë, shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të thyer zinxhirin e padrejtësive:mjafton t’i shkruani një letër atij që ju ka lënduar, dhe sigurohuni që letra të bjerë në dorën e tij.

Një çështje në eksperimentet e kryera nga Sabrina Strang, Bernd Veber, dhe kolegët e tyre është ajo që quhet reciprociteti i përgjithësuar negativ, që realisht flet teknikisht për “dikë që ishte i lig me mua, kështu që tani unë do të jem ters dhe i lig ndaj gjithë të tjerëve”. 

Fakti që të gjithë e kanë përjetuar këtë ndjesi në një periudhë apo tjetër të jetës së tyre, nënvizon se sa e rëndësishme mund të jetë një përpjekje për të ndërprerë reciprocitetin e përgjithësuar negativ, para se ai të fillojë. Studimet e shkuara, kanë treguar se aftësia për t’u shprehur sesi ndjeheni – specifikisht, që ju mund të ndiheni të lënduar nga veprime të cilat i konsideroni të padrejta – mund të reduktojë konfliktin ndërmjet dy njerëzve, edhe pse sesi funksionon saktësisht, apo nëse ajo shtrihet tek reciprociteti i përgjithësuar negativ, kjo është diçka më

pak se e qartë.

Diçka e thjeshtë si shkruaja e një letre, mund të jetë një mënyrë efektive për të rregulluar emocionet. Për të shqyrtuar këto ide, Strang, Veber, dhe kolegët e tyre u kërkuan 92 grave në laboratorin e tyre në Universitetin e Bonit në Gjermani, të luanin rolin e marrëses në një lojë “diktatori” (që në fakt nuk është realisht lojë).

Në një seancë të mëparshme, diktatorët kishin shkuar në laborator dhe ndarë 25 euro mes tyre dhe 92 pjesëmarrësve, në një rast në mënyrë të drejtë (nga 12.5 euro secili) ose të padrejtë (20 për diktatorin, 5 për pranuesin). Në këtë fazë, marrëset nuk kanë bërë asgjë – ato thjesht morën paratë që “diktatori” vendosi t’u japë.

Megjithatë, ato e vlerësuan lumturinë e tyre para dhe pas marrjes së parave. Më pas, rreth gjysma e grave patën shansin për të shkruar një letër për “diktatorin” e tyre, duke shprehur mendimin mbi ndarjen e parave, dhe studiuesit premtuar t’ia japin letrën. (Në një eksperiment shoqërues, studiuesit zbuluan se lumturia nuk përmirësohet, nëse studiuesi nuk e bën atë premtim).

Pas vlerësuan sërish nivelin e lumturisë së tyre, pjesëmarrëset luajtën prapë një lojë me diktatorin, këtë herë në rolin e vetë diktatorit, me një person krejtësisht të ri në rolin e marrësit të parave. Jo vetëm që shkrueset e letrave, raportonin një ndjenjë më të lumtur në krahasim me grupin e kontrollit, por ato gjithashtu bënë oferta më bujare ndaj marrësve.

Pasi iu dhanë 10 euro për të ndarë, ato që kishin shkruar një letër u dhanë marrësve të tyre 4.50 euro, ndërsa ato në gjendjen e kontrollit dhanë vetëm 3. Për më tepër, sa më të lumtur që u ndjenë pasi shkruan një letër, aq më shumë ato i dhanë marrësit të tyre.

Edhe pse studimi ka një numër të kufizimesh – kryesisht ata nuk studiuan sjelljen e burrave, pjesërisht për të shmangur dallimet e mundshme gjinore – studiuesit argumentojnë se diçka e thjeshtë si shkruarja e një letre, mund të jetë një mënyrë efektive për të rregulluar emocionet. “Kështu, përdorimi i shkrimit të mesazheve si një strategji për rregullimin e emocion mund të ndërpresë zinxhirin e padrejtësive”- shkruajnë ata./bota.al

Leave a Reply

Back to top button