Në dallim nga organizatat e tjera në këtë listë, Banda Bono, që terrorizoi Francën në vitet 1911-1912, ishte diçka midis një shoqërie të fshehtë dhe një sipërmarrje të drejtpërdrejtë kriminale. E njohur ndryshe edhe si “Auto Bandits”, Banda Bono u bë grupi i parë që përdorte makinën për t’u larguar, pas grabitjes së tyre guximshme në bankën “Societe Generale’ në Paris. Por risitë teknologjike nuk u ndalën vetëm aty. Banda Bono, përdori armë të teknologjisë së lartë si pistoleta gjysmë-automatike dhe pushkë që vetë karikoheshin, gjatë plaçkitjeve të tyre guximshme. Grupi e mori emrin prej Zhyl Bono, i ashtu-quajturi “Shoferi Demon”, që dikur marshoi në zyrat e gazetës “Parizieni i Vogël”, në mënyrë që të jepte një autointervistë.
Ndërsa bandat e tjera, kryenin krime për fitime të pastra, Banda Bonot, ashtu si Galeanistët më vonë, ishte e nxitur nga filozofia e Ilegalizmit. Në pranverë të vitit 1912, pas përleshjeve të shumta me armë, që shpesh përfshinë edhe ushtrinë franceze, shumica e anëtarëve të bandës ose kishin vdekur ose ishin në burg. Ndonëse marka e tyre e anarkizmit ilegalist, pati pak pasues pas rënies së tyre, banda thuhet se frymëzoi një film të hershëm serial pa zë “Vampirët”, që bënte fjalë për tiparet e një shoqërie të fshehtë kriminale, të njohur thjesht si Vampirët.