Enciklopedike

Shoqëritë e fshehta që kanë ndikuar në histori: Gjermania Sekrete

Screen Shot 2015-06-16 at 20.29.18

Gjermania, ndërmjet dy luftërave botërore, ishte një vend i paqëndrueshëm. E dërrmuar nga një krizë e thellë ekonomike, dhe e “prangosur” nga ndëshkimet e Traktatit të Versajës, që e cilësoi Gjermaninë fajtore për fillimin e Luftës së Parë Botërore, gjermanët e epokës Vajmariane, ishin të tërbuar dhe e përdorën politikën për të shfryrë dufin e tyre.

Ndërsa komunistët, nacionalistët, dhe madje edhe simpatizantë të qendrës e luftuan njëri-tjetrin në rrugë, grupet e tjera politike u takuan në bare dhe lokale, për të diskutuar filozofitë e tyre. Një grup i tillë, ishte i njohur lirshëm si “Gjermania Sekrete”, dhe poeti-shpëtimtar i tyre ishte Stefan George. I njohur thjesht si “Mjeshtri” në rrethin e tij të pasuesve, George shkroi disa nga poezitë më të mira në gjuhën gjermane gjatë jetës së tij (1868-1933). Ai u bë ndërkaq edhe një lloj guruje politik, dhe në librin e tij “Perandoria e Re”, George paraqiti idealin e një “aristokracisë shpirtërore”, e cila ishte një përditësim anti-politik i figurave të ndritura despotike në të shkuarën e Gjermanisë.

Diktatorët idealë të George, ishin si të urritur për luftë ashtu dhe të jashtëzakonshëm. Ndonëse një pjesë e mirë e veprës së tij u përdor nga nazistët, shumë anëtarë të shoqërisë së drejtuar prej tij, më vonë do të bëhen udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë Klaus von Shtaufenbergun, oficerin e ushtrisë që u përpoq të vrasë Hitlerin në 20 korrik 1944./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button