Horizonti.al

Shpella Boheme, ku të pasurit dhe të pushtetshmit shkojnë të “harbohen” (Foto dhe Video)

screen-shot-2016-09-17-at-09-59-30

Çdo muaj korrik, disa prej njerëzve më të pasur dhe të pushtetshëm në botë mblidhen në një vend kampimi në Monte Rio, Kaliforni, për dy javë të tëra me të pira, bisedime super të fshehta, adhurime druide (grupi këmbëngul se ata thjeshtë “nderojnë Redudët) dhe rituale të tjerë.

Qëllimi i tyre: t’i largohen “kulturës së kufijve”, ose interesave të paqytetëruar, të njerëzve të zakonshëm.

Njerëzve që mblidhen në Shpellën Boheme – ku janë përfshirë udhëheqës biznesi, ish presidentë të SHBA, muzikantë dhe baronë të naftës – u thuhet se “Endësit e rrjetës së merimangës nuk vijnë këtu”, që do të thotë se punët e biznesit duhen lënë jashtë. Një përjashtim u bë në vitin 1942, ku në shpellë u bë planifikimi për Projektin Manhatan, gjë që më pas solli krijimin e bombës atomike.

Një zëdhënës i Shpellës Boheme thotë se ata që mblidhen këtu “ndajnë pasionin për natyrën, muzikën dhe teatrin”.

Klubi është kaq i fshehtë, saqë pak gjëra mund të thuhen me siguri, por pjesa më e madhe e atyre që dijmë sot janë nxjerrë prej të infiltruarve në kamp, duke përfshirë regjisorin teksan, Alex Jones. Në vitin 2000, jones dhe kameramani i tij hynë në kamp me një kamera të fshehtë dhe mundën të filmojnë një ceremoni në Shpellën Boheme, “Cremation of the Care”. gjatë ceremonisë, pjesëtarët veshin kostume dhe djegin një arkëmort të quajtur “Care”.

Zëdhënësi i Shpellës Boheme e quan ceremoninë “një dramë muzikore tradicionale që lartëson natyrën dhe kohën e verës”. Zëdhënësi thotë gjithashtu se ndërkohë që komentet e Jones janë të pasaktë, pamjet janë reale.

Një tjetër infiltrues, gazetari i Spy Magazine Filip Veis pozoi si mysafir për shtatë ditë në vitin 1989, kur lista e pritjes ishte 33 vite e gjatë dhe shpella kishte disa mijëra anëtarë. Veis botoi një artikull me titull “Brenda shpellës boheme”, ku thoshte: “Ti e di që je brenda shpellës boheme kur futesh në një shteg mes pyllit dhe dëgjon muzikë pianoje nga një grup cadrash, dhe më pas sheh një burrë me birrë në njërën dorë… që urinon mes gëmushave. Ky është rituali më i glorifikuar i kampimit, liria e njerëzve të pushtetshëm që të urinojnë kudo ku duan, një të drejtë që klubi e ka fituar kur u përpoq që të luftojë përpjekjet e qeverisë kundër diskriminimit seksual”.

Një herë, presidenti Bill Klinton i ka thënë një gazetari ngacmues: “Klubi bohem! A mos the klubi bohem! A është ai vendi ku shkojnë ata republikanët e pasur dhe rrijnë lakuriq përballë pemëve? Unë nuk kam qenë asnjëherë në klubin bohem, por ti duhet të shkosh. Do të të bënte mirë. Do merrje ajër të pastër”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button