Analiza

Shpenzimet ushtarake mund ta çojnë Rusinë drejt katastrofës ekonomike

Moska po shpenzon me tepri tek forcat e saj të armatosura, dhe ende mund të mos ketë ushtrinë që dëshiron deri në vitin 2020

Screen Shot 2015-05-27 at 10.03.26

Nga Franz-Stefan Gady

Rusia pritet që të shpenzojë më shumë para për ushtrinë e saj këtë vit, se çdo vit tjetër më parë, gjatë të gjithë historisë së saj post-sovjetike. Sipas një analize të kryer nga “Forbes Magazine”, Moska do të shpenzojë deri në 5.34 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë sektor. Ky vlerësim, është i bazuar tek supozimi se ekonomia ruse do të tkurret me 3 përqind, dhe një rritje prej 15 përqind në vlerën reale të buxhetit të ushtrisë.

Megjithatë, një tjetër vlerësim i cituar nga “Wall Street Journal”, bazuar tek të dhënat e qeverisë ruse, vëren se PBB-ja e vendit mund edhe të ulet me 4.6 përqind, në një masë të madhe për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës dhe sanksioneve perëndimore. Për këtë arsye, kryeministri Dimitri Medvedev njoftoi kohët e fundit, se buxheti i këtij viti mbi ushtrinë prej 3300 miliardë rublash, do të duhet të rregullohet, duke e shkurtuar me 5 pqërqind ose 157 miliardë rubla.

Edhe më keq, sipas të dhënave të buxhetit, të publikuara rrishtas 3 muajt e parë të vitit 2015, shpenzimet ushtarake i tejkaluan 9 përqind të PBB-së tremujore – thuajse dy herë më shumë, sesa shuma e cituar në “Forbes Magazine”. Gjykimi është e thjeshtë:Rusia nuk mund të përballojë shpenzime ushtarake, në një shkallë të tillë për një periudhë afatgjatë.

“Ekonomia moderne, ruse thjesht nuk gjeneron burime të mjaftueshme për të financuar programin aktual të riarmatimit 2011-2020. Kjo redukton seriozisht mundësinë, për të ripërtërirë në mënyrë efektive pajisjet e forcave të armatosura ruse”- theksohej në një analizë të kohëve të fundit nga ana e një think-tanku mbi mbrojtjen me qendër në Moskë, CAST.

E vetmja mënyrë që Rusia ka aktualisht, për të financuar shpenzimet në rritje ushtarake, është prekja e fondit rezervë të vendit – para këto që Kremlini i pati vënë mënjanë gjatë viteve të fundit, kur çmimet e naftës ishin të larta, me synimin për të zbutur efektet e gotidjeve të mundshme ndaj ekonomisë.

Sipas ekonomistit Sergei Guriev, me ndihmën e fondit rezervë – me një vlerë prej rreth 6 përqind të PBB-së totale të vendit – Rusia mund të ruajë defiçitin kombëtar në nivelin 3.7 përqind, për më pak se dy vjet. Megjithatë, kjo llogaritje mund të jetë ndoshta më shumë optimiste, pranon eskperti rus, duke pasur parasysh shpenzimet e tepruara të Kremlinit për mbrojtjen:”Rusia ka shpenzuar tashmë. më shumë se gjysmën e buxhetit të saj të përgjithshëm ushtarak për vitin 2015. Me këtë ritëm, fondi i saj rezervë, do të zbrazet para fundit të vitit”.

Në një artikull të kohëve të fundit, ai rrëfen atë çfarë disa spektatorë rusë thane, kur tanku i ri rus, “T-14 Armata”, befas u fik gjatë provave për paradën e madhe të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë në 9 Maj:”Armata me të vërtetë ka fuqi të paparë shkatërruese;një batalion mund të shkatërrojë të gjithë buxhetin rus!”.

Deri në vitin 2020, Rusia ka në plan të prodhojë 2300 tanke të tillë. Çdo tank kushton rreth 8 milionë dollarë. Ushtria ruse synon të zëvendësojë rreth 70 përqind të arsenalit të tjetër të tankeve me mjetin e ri, duke zëvendësuar kësisoj modelet e vjetër T-72 dhe T-90, që ishin dikur armët kryesore në fushën e betejës.

Mbi të gjitha, plani i  Moskës për shpenzimet ushtarake, synon modernizimin e 30 përqind të armëve të forcave të saj të armatosura, brenda këtij viti. Në vitin 2010, presidenti Vladimir Putin shpalli një plan gjigand prej 20 mijë miliardë rublash për modernizimin e ushtrisë, me qëllim zëvendësimin e 70 përqind të pajisjeve ushtarake të epokës sovjetike deri në vitin 2020, duke përfshirë edhe 50 anije të reja për marinën detare, qindra avionëve të rinj luftarakë, dhe mijëra automjeteve të reja për forcat tokësore.

Megjithatë, në prill të këtij viti, Putin pranoi se “industria e mbrojtjes, nuk është plotësisht e gatshme të prodhojë në kohë, lloje të caktuara armësh”. Gjithësesi, ai shtoi aty për aty:”Por, pa asnjë dyshim, programi do të përmbushet”. Sipas ekspertit ushtarak rus Dimitri Gorenburg, Moska mund të dëshirojë të ngadalësojë procesin e blerjes së armëve, deri kur çmimi i naftës të rritet në nivele të pranueshme, pasi “me tejkalimin e kostove, paratë e caktuara mund të mos jenë të mjaftueshme, për të ndërtuar atë që ata duan”.

Përveç kësaj, ai vuri në dukje se “në lidhje me atë që duan të ndërtojnë, ata nuk do të kenë shumë prej tyre, mund t’u duhet më shumë kohë për t’i ndërtuar, por programet do të ruajnë angazhimet që kanë aktualisht”.

Megjithatë, për Sergei Guriev, vendimi që shpenzimet ushtarake të Rusisë duhet të vazhdojë në normat aktuale, parathotë zhvillime negative:”Nëse Rusia s’mund të përballojë një buxhet 4 përqind të PBB për mbrojtjen në kohë të mira, ajo nuk mund të menaxhojë një normë të tillë të lartë të shpenzimeve ushtarake tani, kur ballafaqohet me çmime të ulëta të naftës, sanksionet perëndimore, dhe recesionin ekonomik (…). Ndaj njëlloj si tanku T-14 në Sheshin e Kuq, fat i Putinit mund të ngecë në vend”.

“The Diplomat”-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button