Histori

Shpërthimet e Shtrigave të Salemit. Pse ndodhnin?

Screen Shot 2016-05-25 at 14.38.40Ja disa prej teorive kryesore që janë parashtruar për shpërthimin e akuzave për shtrigani.

Dora e Zotit

Populli i Salemit besonte se gjyqet ishin ndëshkim për mos lejim të vullnetit të Zotit. Ata kishin mëkatuar dhe për shkak të dashurisë së tyre të tepërt për botën, Zoti kish lejuar djallin që t’i mashtronte dhe të akuzonin dhe ekzekutonin fqinjët e tyre.

Mashtrim

Një teori e hershme shumë e përhapur, ishte se vajzat thjeshtë bënin sikur. Ato kërkonin vëmendje dhe i shihnin “shpërthimet” e tyre si një mënyrë për ta arritur, duke ud hënë statusin që kërkonin.

Acidi

Eshtë sugjeruar se simptomat e shfaqura nga vajzat në fakt shkaktoheshin prej helmimit apo thekrës së helmuar. Të prekurit kishin ngrënë bukë thekre të helmuar, gjë që u shkaktonte konvulsionet alarmuese.

Frika indiane

Lufta e Dytë Indiane ndodhi në të njëjtën kohë me gjyqet e Salemit dhe frika nga shtriga e brendshme mund të ketë buruar prej frikës nga sulme indiane në kufi. Shumë prej vajzave që ngrinin akuza në Salem ishin refugjate të ardhura prej zonave të luftimit.

Histeria

Vajzat mund të kenë përjetuar histerinë: vuajtje nga ndryshime hormonale dhe biologjike për shkak të moshës, si dhe faktin që jetonin në një kohë trazirash të mëdha. Shpërthimet e tyre ishin një shfaqje e pavullnetshme e stresit mbi mendjet dhe trupat e tyre.

Patogjen biologjik

Sëmundja e llojit fizik mund të ketë qenë përgjegjëse. Eshtë theksuar se kafshët e Salemit po kështu shfaqnin të njëjtat simptoma si vajzat, dhe këto përputheshin me ato të encefalitit.

Represion dhe antifeminizëm

Gratë që kishin prona dhe që konsideroheshin përtej normave ishin shumicë ndër të akuzuarat në Salem. Këto gra “të pavarura” shiheshin si rrezik ndaj patriarkisë së vendosur dhe si pasojë duheshin eleminuar./bota.al

Leave a Reply

Back to top button