Analiza

Shpërthimi demografik nuk do të ndalet gjatë këtij shekulli

Pierre Barthélémy

“Mundet që ne të kemi epidemi, luftëra apo trazira që shkaktojnë një vdekshmëri masive të popullsisë. Por për të qenë i ndershëm, do të duhej një ngjarje me një shtrirje të madhe që kjo trajektore të devijojë”

DemografikKrahas fakteve dhe ngjarjeve politike, sot po bëhet një çështje madhore për shekullin në vijim, duke u shfaqur herë pas here në shtypin botëror: Sa banorë do të numrojë planeti ynë në vitin 2100?

Eksplozoni i pabesueshëm demografik që ne njohim qysh prej disa dekadash – kur në vitin 1950 popullsia e botës numronte 2.5 miliard banorë, dhe sot 7,2 miliard banorë – a do të marrë fund së shpejti rritja e popullsisë botërore? Skenari ndiqet me vëmendje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në vitet 2000, flitej për një stabilizim rreth 9 miliard banorë në vitin 2050, më pas u fol për një stabilizimi më të vonshëm, në vitin 2100 në rreth 10 miliard banorë.

Madje kjo hipotezë e korrigjuar mund të konsiderohet shumë optimiste, nëqoftëse besojmë një studim të botuar në revistën Science më 18 shtator, të bërë nga demografët e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, stabilizimi aq i pritur i popullsisë ka gjasa që të mos ndodhë gjatë këtij shekulli.

Në fakt, ajo çka është e re në këtë studim, është përqasja e mundshme e parashikimeve, që lejon të kuantifikohet shkalla e besimit rreth kësaj shifre. Sidomos ajo bazohet mbi një analizë statistike të thelluar të të dhënave të mbledhura këto vitet e fundit për të vlerësuar mundësisht sa më objektivisht, evolucionin e parashikueshëm të faktorëve demografikë më të rëndësishëm, dhe sidomos përqindjen e pjellorisë së popullsisë.

Deri tani, këto vlerësime ishin realizuar nga ekspertët … të cilët nuk ishin gjithmonë dakort midis tyre. Artikulli i Science bazohet në ekuacione dhe përllogaritje të mundshme, që lidhen me dinamikën e përqindjes së pjellorisë në rajonet e mëdha të botës.

Rezultati kryesor i studimit: ekzistojnë vetëm 30 % shanse që popullsia e planetit të arrijë një tavan gjatë këtij shekulli. Sipas shkencëtarëve, ka 8 shanse në 10 që ajo të përfshihet në shifrat midis 9,6 dhe 12,3 miliard njerëz në vitin 2100, apo duke iu afruar 11 miliard banorëve.

I pyetur nga revista revista Science, një nga autorët e këtij punimi, Adrian Raftery (Universiteti i Shtetit të Uashingtonit) ka deklaruar: “Mundet që ne të kemi epidemi, luftëra apo trazira që shkaktojnë një vdekshmëri masive të popullsisë. Por për të qenë i ndershëm, do të duhej një ngjarje me një shtrirje të madhe që kjo trajektore të devijojë”.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm sipas kontinenteve , Azia , në fund të shekullit, ka të ngjarë që do të mbesë kontinenti më i populluar, por ekziston shanse të mira që të rizbresë pasi të ketë arritur majën rreth vitit 2050.

Demografik 2

Siç e tregon qartë grafiku, do të jetë eksplozioni i programuar i popullsisë afrikane që do të ushqejë rritjen demografike të njerëzimit në fund të shekullit. Studimi parashikon që popullsia e kontinentit afrikan të arrijë në shifrën mesatare të 4,2 miliard banorëve, që përfaqëson një katërfishim të popullsisë aktuale të kontinentit!

Ky fenomen është rezultat i një përqindje të qëndrueshme të një pjellorie të lartë tek shumica e afrikanëve. Por demografët parshikojnë që ajo të ulet me të njëjtin ritëm si ai i konstatuar në Azi dhe në Amerikën Latine në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, por kjo nuk po ndodh në realitet. Megjithëse përqindja e pjellorisë pëson një rënie në Afrikë, ekspertët kanë vënë re se kohët e fundit kjo rënie po ngadalësohet.

Kjo shpjegohet njëkohësisht nga përdorimi i mjeteve kontraceptivë nga një e katërta e femrave dhe nga një model familjar i qëndrueshëm, me një normë nga 4 deri në 5 fëmijë.

Studimi jep si shëmbull rastin e Nigerisë, vendi tashmë më i populluar i Afrikës me 160 milion banorë, i cili ka 9 shanse në 10 që të kalojë numrin e 500 milionëve deri në fund të shekullit.

Në pjesën e fundit të studimit të tyre, demografët këmbëngulin në evolucionin e një kriteri tjetër të rëndësishëm, atë të numrit të punonjësve aktivë për pensionist, i cili merret duke pjesëtuar popullsinë e moshës nga 20 deri në 64 vjeç me popullsinë e moshës 65 vjeç e sipër.

Aktualisht, përqindja më e ulët e botës mbahet nga Japonia, vend i plakur ku nuk lindin më pothuaj fëmijë: 1,9, ose më pak se dy punonjës aktivë për një person të moshuar. Ky numër sot i jashtëzakonshëm do të jetë më i zakonshëm për vendet e zhvilluar në një të ardhme të afërt.

Studimi nuk jep shifrat e Francës, por ato të Gjermanisë. Sot numri i punonjëve aktivë për pensionist është 2,9 në Gjermani, por do të njohë një rënie shumë të shpejtë, duke kaluar në 1,7 në vitin 2035 dhe në 1,4 në vitin 2100.

Fenomeni nuk do të prekë vëndet më të zhvilluara: gjigantët demografikë që janë Kina, India dhe në një masë më të vogël Brazili do të duhet gjithashtu të njohin këtë mplakje të shpejtë deri në fund të këtij shekulli.

Siç theksohet në studim, tashmë është koha për ato që të investojnë një pjesë të përfitimeve që marrin nga një numër i madh i moshës së re të popullsisë, në sistemet e mbrojtjes sociale për personat e moshuar të së nesërmes. / Le monde diplomatique /

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button