Ekonomi

Shpëtimi i Greqisë tani është në rrezik. BQE “mbyll rubinetin”

Banka Qendrore Europiane i mbyll rubinetin. Draghi i ashpër në qëndrim pas takimit me Varoufakis. Me qeverinë e re greke që është shprehur e vendosur të mos rinovojë angazhimet e saj me trojkën dhe të cojë përpara ristrukturimin e borxhit, BQE ka lëvizur e para, dhe në një lloj dejav vu-je të krizës qipriote, ku po në këtë mënyrë u kish mbyllur rubinetin bankave, i dërgon një sinjal të fortë Athinës

Screen Shot 2015-02-05 at 09.23.44Banka Qendrore Europiane vë me shpatulla pas murit qeverinë e Tsiprasit, në mesin e ofensivës së kësaj të fundit kundër masave të shtrëngimit, duke u hequr bankave greke qasjen në ankandet normalë të likuiditeteve si dhe duke e gjykuar si në risk prpogramin grek të shpëtimit.
Por Athina ka minimizuar: sipas ministrisë së Financave, Banka Qendrore Europiane thjeshtë po i bën presion Eurogrupit që të mbërrijë në një marrëveshje e cila do të jetë pozitive për të gjithë. Dhe qeveria ka këmbëngulur se nuk ekzistojnë probleme lehtësimi me sektorin bankar grek. “Këshilli drejtues – thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të BQE-së pas takimit të sotëm të guvernatorëve – ka vendosur që të heqë përjashtimin mbi instrumentat e borxhit të kuotuar, të emetuar apo garantuar nga republika greke”. Draghi nuk ka humbur kohë dhe shtrëngimi do të nisë pothuajse menjëherë: rregullat e reja do të zbatohen pas një jave, duke nisur nga 11 shkurti. Ai përjashtim, i miratuar që në vitin 2010, u lejonte bankave greke që të rifinancoheshin në Bankën Qendrore EUropiane, pavarësisht se ofronin si garanci bono shtetërore greke që për nga rating-u ishin me risk të lartë. Një përjashtim ky gjithmonë i kushtëzuar nga qëndrimi i Greqisë në brendësi të programit të rishëndoshjes së financave të koordinuar me trojkën, dhe që skadon në 28 shkurt.
Me qeverinë e re greke që është shprehur e vendosur të mos rinovojë angazhimet e saj me trojkën dhe të cojë përpara ristrukturimin e borxhit, BQE ka lëvizur e para, dhe në një lloj dejav vu-je të krizës qipriote, ku po në këtë mënyrë u kish mbyllur rubinetin bankave, i dërgon një sinjal të fortë Athinës: një ndalim i reformave dhe përparimit të bërë sa i përket rishëndoshjes së financave do të kushtojë shumë.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button