Analiza

“Shqipëria e madhe” u shpik nga serbët

Analize e Institutit për Studime Ballkanike

droneNdeshja, që duhej t’i paraprinte vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, më 22 tetor, tregoi se pavarësisht nga sesa shume prezent është shpirti i të ardhmes, ai i të shkuarës është mjaftueshëm i fortë, aq sa të pengojë të ardhmen. Lënia e ndeshjes Shqipëri – Serbi, ilustron gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në pyetje gjithçka që është bërë për të normalizuar këto raporte.
Po çfarë duhet bërë për t’i stabilizuar këto marrëdhënie dhe paqen në rajon?
Për fat të keq asnjë zhvillim nuk është arritur përgjatë viteve të qeverisjes së Sali Berishes dhe Boris Tadic. Berisha kishte frikë nga “shqiptarët e tij” e po kështu Tadic iu druhej “serbëve të tij”.
Por, të dy kishin një të përbashkët: Të dy i drejtuan vendet respektive, duke lejuar sistemin e krimit dhe korrupsionit, të penetronte në të gjitha sferat e jetës sociale dhe politike. Nëse Zoran Xhinxhic do të ishte ende gjallë, këto raporte do të ishin shumë të ndryshme, jo vetëm përsa i takon Shqipërisë, por edhe ne respekt të shqiptarëve në Kosovë.
Pak muaj para zgjedhjeve, Sali Berisha përdori kartën nacionaliste, bazuar në idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, gjë që krijoi reagime te fqinjët ballkanikë, sidomos tek ata ku jetojnë shumë shqiptarë etnikë.
Bashkimi me Kosovën u bë subjekt i debatit publik. Sali Berisha e nxori këtë tezë për të mbetur në pushtet e në përvjetorin e 100- të shtetit shqiptar, në nëntor 2012. Uashingtoni zyrtar u kërkoi partive politike dhe liderëve të përqendroheshin te prioritetet, e integrimi euro-atlantik, është sigurisht njëri prej tyre.
Çfarë ndodh sot?
Si Rama dhe Vucic, fituan zgjedhjet parlamentare me një shumicë të madhe, Rama në qershor 2013 dhe Vucic në mars 2014.
SHBA dhe BE, veçanërisht Gjermania, e pa këtë fitore në Shqipëri dhe Serbi, si pikë kthese drejt një bashkëpunimi më të madh rajonal.
E megjithatë edhe Shqipëria, edhe Serbia, mbeten të dominuara nga aparati i fortë shtetëror i trashëguar nga partitë paraardhese.
Për krijimin e qeverisë u bë dhe kompromisi me LSI-në , stafi i së cilës ishte pika kyçe e korrupsionit në sektorin e energjisë, por që u bë partner në koalicion me Ramën.
Në fund të gushtit 2014, kancelarja gjermane Merkel priti ne Berlin krerët e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor, në një konferencë për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Ideja e konferencës ishte që të ndryshonte situata nga ajo që njëra palë ishte kundër tjetrës, në atë që të gjithë të punonin bashkë.
Megjithatë sinjalet e para të intolerancës u shfaqen mes kryeministri serb Vucic e atij shqiptar Rama 3 ditë para konferencës së Berlinit.
Kancelarja Merkel informoi se vetëm ajo dhe kryeministri shqiptar Rama do të flisnin në konferencën për shtyp në fund të aktivitetit. Qeveria serbe reagoi, duke u shprehur se nuk ishte dakrod që Rama të ishte përfaqësues i Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse u spekulua se Vucic mund të refuzonte të shkonte në Berlin, kancelarja gjermane Merkel nuk ndryshoi vendim dhe konferenca u mbajt sipas planeve të saj.
Rëndësia që Merkel i dha Edi Ramës ishte një sinjal i fortë dhe i qartë se Berlini kërkon të hapë një kapitull të ri në raport me Tiranën.
Pas incidentit të ndeshjes, në skenë hyri serish kancelarja gjermane, e cila u përpoq të zgjidhë tensionin mes Rames e Vucic, sigurisht larg syve të publikut.
Rama konfirmoi se pas ndërhyrjes së Merkelit, ai dhe Vucic nuk kishin më probleme të komunikonin dhe vizita u shty për në 10 nëntor.
Angela Merkel u investua fort për të ndërtuar besimin mes Ramës e Vucic, duke i konsideruar si motori, që mund të tërheqë gjithë Ballkanin Perëndimor në procesin integrues.
Koha do të tregojë nëse investimi do të jetë i vlefshëm apo një tjetër zhgënjim nga liderët e ballkanike.
Por ndarjet janë prezente. Pas incidentit të ndeshjes, kryeministri serb Vucic i telefonoi zëvendespresidentit amerikan Xho Biden, duke i kërkuar nëse ishte me “Shqipërinë e madhe” apo “Serbinë normale”?
Kryeministri Rama reagoi fort dhe direkt ndaj qëndrimit të Vucicit duke thënë se “Serbia normale do të jetë një realitet vetëm kur Serbia reale të kuptojë se Shqipëria e madhe është obsesioni i tyre dhe jo projekti ynë”.
Në fakt kjo është e vërtete. Shqipëria e madhe nuk ka qenë kurrë projekt i shtetit shqiptar, por një produkt serb i përdorur si mbulesë për ambicien e tyre të Serbisë së madhe.
Një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë kufirit administrativ, më së shumti në Maqedoni, Mal të Zi, Serbinë e jugut dhe Kosovë.
Megjithatë, Shqipëria, në të kundërt nga Serbia, asnjëherë nuk luftoi me këto shtete për të kthyer kufirin etnik, që kishte para vitit 1913.
Nga ana tjetër, lideri serb Sllobodan Miloshevic bëri luftë me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën për të krijuar Serbinë e madhe dhe për të mbledhur serbët në një shtet të vetëm.

Leave a Reply

Back to top button