Zodiak

“Shqisa e gjashtë” e fshehur tek Shenjat e Ujit

Ne të gjithë kemi aftësi psikike, por jo të gjithë e dimë se si t’i përdorim ato. Në astrologji, disa shenja janë më të harmonizuara me dhuntitë intuitive të tyre.

Shenjat e ujit

Shenjat e ujit si Gaforrja, Akrepi dhe shenja e Peshqve janë më të lidhura me emocionet e tyre. Të qenit shenja të ndjeshme u jep atyre mundësinë të besojnë në mençurinë e tyre të brendshme, por dobësia është se ata mund të humbasin në reagime negative emocionale.

Gaforrja:

Mund të duket se pasi që jeni një qenie shumë praktike, nuk jeni një qenie intuitive. Si Gaforre e ndjeshme që jeni, mund të hyni në një dhomë dhe të kuptoni ndjenjën tuaj psikike. Ju jeni natyrisht në harmoni me atë që ndodh me të dashurit tuaj. Besoni këto ndjenja për të rritur fuqinë tuaj psikike.

Akrepi:

Jetoni në një botë të fenomeneve psikike, jo të gjitha pozitive. Tërheqja për fuqinë psikike është e fortë dhe mësimi juaj i jetës është që ta përdorni këtë energji në mënyrë konstruktive. Është e rëndësishme të keni besim ose udhëzime shpirtërore për të përdorur më mirë talentet natyrore në këtë fushë.

Peshqit:

Ju jeni energjia natyrale psikike e zodiakut. Ashtu si një peshk në ujë, ju ndjeni rrymat emocionale dhe energjike të botës dhe të të gjithë atyre që njihni. Sfida e madhe për ju është të parandaloni që energjia negative ose toksike t’ju mbysë. Nëse kujdeseni për zemrën tuaj, ju do të jeni shërues i natyrshëm i shkallës së parë.

Leave a Reply

Back to top button