Suksesi nuk është asnjëherë i beftë. Ai kërkon vite të tërë punë të madhe dhe hapa të vegjël përpara; kërkon fleksibilitet dhe një analizë të kujdesshme të asaj që ndodh në jetën tuaj. Ja disa fraza që duhet t’i eleminoni nga fjalori juaj, me qëllim që të përshpejtoni rrugën drejt suksesit.
“E urrej punën time”
Ka një rregull të madh që të gjithë individët e suksesshëm e ndjekin: gjithmonë jini objektivë dhe ruani neutralitetin. Thjeshtë mbani mend: përpara se të akuzoni dhe kërcënoni, peshoni fillimisht gjithë pro-të dhe kundra-t.
“Nuk është e drejtë”
Njerëzit e suksesshëm nuk ankohen asnjëherë se përpjekjet e tyre nuk u janë njohur, apo që nuk kanë marrë vlerësimin që meritojnë. Të gjithë vuajmë nga padrejtësitë në jetë, prandaj të dijmë si t’i trajtojmë me dinjitet është shumë e rëndësishme.
“Kështu bëhet këtu”
Dëshira për ndryshim është një tipar dallues i njerëzve të suksesshëm. Sa më kollaj që të pranoni gjërat e reja, aq më shumë shanse do të keni që të keni fat dhe të bëni hapin gjigand në fushën ku punoni.
“Ajo nuk është puna ime”
Një person vërtetë i suksesshëm është ai që nuk i ndrydh të tjerët. E kundërta madje: këta njerëz ndihmojnë kolegët që të kenë edhe ata sukses. Të jesh në gjendje të punosh në ekip, si dhe të jesh miqësor, ky është një prej aspekteve më të rëndësishme e të nevojshme për të arritur suksesin.
“Eshtë e pamundur”
Përpiquni t’i shihni vështirësitë jo si blloqe penguese, që ju dalin rrugës, por si sfida ngazëllyese në aventurën epike të jetës suaj. Do të shihni që problemet do të zgjidhen shumë më kollaj.
“Duhej të ishte bërë ndryshe”
Edhe nëse ndodh të dështoni në një detyrë shumë të rëndësishme që ju ishte ngarkuar, do të jetë e kotë të qortoni veten për kohën e mbetur. Mjaft kritikuat veten për gabimet e të kaluarës. Në vend të kësaj, mësoni prej tyre dhe ecni përpara.
“Nuk kam zgjidhje”
Ka gjithmonë shumë shanse në dispozicionin tuaj. Individët e suksesshëm gjejnë gjithmonë një mënyrë për të krijuar rrugën e tyre drejt suksesit. / www.bota.al