Magazine

Shtatë gjëra që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë kurrë

Screen Shot 2016-06-28 at 10.10.02Çfarë i dallon ata që janë të suksesshëm nga ata që nuk janë? Ka shumë mënyra për t’iu qasur kësaj pyetjeje, por një nga më të fuqishmet është edhe njëra nga më të thjeshtat.

Kjo është një çështje zakonesh. Në biznes dhe në jetë, në qoftë se me të vërtetë doni të keni sukses, ka disa zakone që funksionojnë, por ka edhe zakone të tjera që nuk duhet të përsëriten.

Nëse ju nuk jeni aq të suksesshëm sa doni që të jeni dhe e dini që mund të bëni më mirë, thjeshtë ndiqni zakonet e atyre që janë të suksesshëm.

Po kaq e rëndësishme është që të eleminoni zakonet tuaja që ju frenojnë. Ja shtatë zakone, që njerëzit e suksesshëm nuk i lejojnë asnjëherë:

  1. Besimi se ju mund t’i kënaqni të gjithë. Sapo të kuptoni se është e pamundur që të kënaqni të gjithë, ju mësoni që as të mos e merrni mundimin ta provoni. Nuk është asgjë tjetër, veçse një recetë për katastrofë, mjerim dhe zhgënjim – dhe një nga çelësat më të mëdha për dështim.
  2. Përsëritja e asaj që nuk ka funksionuar herën e parë. Qoftë në biznes, në punë, apo në një marrëdhënie, njerëzit e suksesshëm nuk i përsërisin gabimet e njëjta. Në qoftë se nuk ka funksionuar herën e parë, ata nuk përpiqen përsëri, duke pritur një rezultat të ndryshëm. Njerëzit e suksesshëm e dinë se gabimet janë për të mësuar, jo për t’u përsëritur.
  3. Pranimi i kënaqësisë afatshkurtër, mbi vlerën afatgjatë. Njerëzit e suksesshëm e dinë se gjërat kërkojnë kohë, dhe është “bluarja” e përditshme që në fund do i shpjerë ata drejt ëndrrave të tyre. Janë hapat e vegjël e të dhimbshëm që bëjmë ditë pas dite, ata që do të të sjellin përfitime në të ardhmen.
  4. Kompromentimi i vetes së tyre, për t’u përshtatur. Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk përpiqen që të ndryshojnë vetveten, për t’u përshtatur në turmë. Ata e kuptojnë se janë ata që janë, dhe nuk përpiqen të ndryshojnë për hir të të tjerëve. Lajmi i keq është se në qoftë se doni të keni sukses, ju nuk do të përshtateni me të gjithë. Lajm i mirë është se të mëdhenjtë nuk e bëjnë kurrë.
  5. Besimi në diçka që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Pa marrë parasysh se sa e madhe duket një gjë në sipërfaqe, njerëzit e suksesshëm bëjnë hulumtimin e tyre paraprak, dhe sigurohen se ajo që po shohin ka vlera reale dhe është e denjë për kohën e tyre. Ata e dinë se kur diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ajo ndoshta është.
  6. Heqja e vështrimit nga vizioni i tyre. Një tipar që e ndajnë pothuajse të gjithë njerëzit e suksesshëm është fokusi. Ata kurrë nuk ua heqin sytë vizioneve të tyre, apo ëndrrave dhe qëllimeve; ata bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe e bëjnë me vendosmëri e përpikmëri. Njerëzit të cilët janë të suksesshëm e dinë se ku po shkojnë, dhe kjo është arsyeja përse e arrijnë suksesin. Kaq e thjeshtë është.
  7. Shkëputja e dukjes nga realiteti. Ajo që jeni brenda duhet të jetë e reflektuar në atë që jeni jashtë. Në momentin kur ka një shkëputje mes të dyjave, ka një “sëmundje” brenda jush. Suksesi kërkon që ju të bashkoni të gjitha pjesët, ajo që jeni së brendshmi dhe ajo që jeni së jashtmi, dhe t’i mbani këto të sinkronizuara mes tyre. Kjo nuk është e lehtë, por njerëzit që janë me të vërtetë të suksesshëm nuk e fragmentojnë kurrë veten e tyre. /Inc. – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button