Psikologji

Shtatë mënyra që ta bëni të bjerë në dashuri

Dashuria është e gjitha një çështje ndjenjash. Zemra nuk urdhërohet. Shkoni ku ju shpie zemra juaj, e kështu me radhë. Por a jemi të sigurt se bota e rënies në dashuri është gjithçka ndjenjë dhe instinkt? Siç pritej, shkencëtarët dhe studiuesit kanë vendosur të fusin hundën  edhe në këto çështje private. Dhe kanë gjetur gjëra interesante. Si dhe potencialisht shumë të dobishme, nëse kërkoni dashuri të vërtetë.

Në takimin e parë, merrni kafe dhe jo akullore

Psikologu i Yale John Bargh ka kryer disa studime, të cilët zbulojnë lidhjen e fshehur mes temperaturës së trupit dhe personalitetit. Ka zbuluar se kur ndjehemi të ngrohtë fizikisht, kemi prirjen të sillemi edhe më ngrohtë ndaj të tjerëve. Kështu që, nëse doni që takimi i parë të shkojë mirë, kërkoni vende dhe ushqime të ngrohta.

Dini të dëgjoni

Mund të tingëllojë budallallëk, por është themelore në të gjithë aspektet e një marrëdhënieje. Edhe në fillim, edhe kur merr fund “mjalti” dhe nisin konfliktet. Një studim i vitit 2010 mbi 373 çifte, i kryer nga Universiteti i Michiganit, zbuloi se ata që ishin në gjendje të diskutonin problemet me qetësi dhe të dëgjoni partnerët gjatë një konflikti, kishin më pak shanse të ndaheshin krahasuar me të tjerët, që nuk mundeshin.

Vendosni kontakt me sy

Ndoshta ajo gara se kush i ngult më gjatë sytë s’është ide dhe aq e keqe. Zick Rubin, psikolog social, ka kryer një studim në 1970 mbi 158 çifte në moshë universiteti. Duke vërejtur se si çiftet mbanin kontakt me sy dhe si i përgjigjeshin një sondazhi mbi marrëdhëniet e tyre, Rubini konkludoi se, sa më gjatë të zgjasë kontakti, aq më e fortë është marrëdhënia e tyre. Edhe studime të tjera kanë mbërritur në konkluzione të ngjashme.

Buzëqeshni

Jo vetëm që buzëqeshja ndihmon të kujtoheni më mirë, por mund të ndihmojë edhe të shfaqeni më tërheqës për personin që po përpiqeni të bëni për vete. Në një studim të vitit 2014 mbi lumturinë dhe tërheqjen, studiuesit zbuluan se aftësitë joshëse të një personi rriten në varësi të madhësisë dhe forcës së buzëqeshjes.

Krijoni një gjuhë tuajën të fshehtë

Kjo shaka “e marrë” që ndani me gjysmën tjetër tuajën mund të jetë një mënyrë e mirë për ta bërë më të fortë lidhjen romantike, sipas një studimi të Universitetit të Teksasit. Po kështu, ndërton një identitet të përbashkët, që është i rëndësishëm për krijimin e një ndjenje “përkatësie”.

Puthni me pasion

Në një sondazh të përshkruar në Science of Relationships, ku 695 të rritur vlerësonin puthjet më të mira dhe më të këqia, studiuesit zbuluan se pjesa më e madhe e të rriturve vlerësuan puthjen e tyre më të paharrueshme, atë të dhënë me pasion. “Puthja me pasion” fitoi ndaj “puthjes së pritur më gjatë” apo “puthjes teknike”, kur bëhej fjalë për njerëzit me të vërtetë të dashuruar.

Bëjeni të ndihet fitimtare

Psikoterapeutja dhe një prej shkrimtareve më të mira në Nju Jork Tajms, M. Gary Neuman ka studiuar qindra çifte në marrëdhënie të lulëzuara dhe të dështuara. Ka zbuluar se, mesatarisht, 48% e personave që vinin nga një marrëdhënie e dështuar këmbëngulte se i mungonte vlerësimi i partnerit. / Burimi: Business Insider – Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button