Horizonti.al

Shtatë teoritë e diskutueshme të evolucionit të njeriut, nga ecja mbi dy këmbë, tek përdorimi i drogave

Është padyshim pyetja më e vjetër:Si erdhëm këtu në Tokë? Teoritë e evolucionit, mund të na ndihmojnë të kuptojmë origjinën tonë. Dhe këtu ka disa debate. Shumica nga ne, kanë dëgjuar për teorinë e evolucionit të Darvinit. Ai besonte në përzgjedhjen natyrore.

Premisa e përzgjedhjes natyrore, është se me kalimin e kohës, organizmat ndryshojnë sipas mjedisit të tyre. Ndryshimet që i lejojnë një organizmi të përshtatet më mirë me mjedisin e tij, do të rezultojë në një normë më të lartë të mbijetesës. Këto ndryshime, ka të ngjarë të riprodhohen dhe të bëhen më të zakonshme me kalimin e kohës. Ja cilat janë 7 teoritë më të diskutueshme të evolucionit.

U ngritëm mbi dy këmbë

A u zhvilluam pasi u ngritëm mbi dy këmbë, duke bërë që duart tona të jenë të lira, për të prodhuar mjete të ndryshme? Ekspertët sugjerojnë, se njerëzit u detyruan të ngriheshin për shkak të ndryshimeve klimatike. Rreth 3 milionë vjet më parë, klima në tokë u bë më e nxehtë dhe më e thatë.

Për pasojë, pemët u thanë dhe paraardhësit tanë majmunë, nisën të zbrisnin prej tyre. Në atë kohë, Afrika ishte e dominuar nga savanat me bar. Njerëz e hershëm që u ngritën mbi 2 këmbë, që ishin në gjendje të shihnin grabitqarët që afroheshin, kishin më shumë gjasa të mbijetonin. Ishte ndërkohë më e lehtë të udhëtoni nëpër kullota mbi dy këmbë, në vend të katër këmbëve.

Teoria e Milingonave

Një studim brazilian, sugjeron një teori alternative të evolucionit. Studiuesi gjerman, Kristian Rabeling, po studionte kolonitë e milingonave në Brazil, kur zbuloi një anomali të çuditshme.

Disa milingona në këto koloni, dukeshin që ishin ndryshe. Ato ishin më të vogla, kishin krahë dhe një trup më të shndritshëm.

Ai e kuptoi që këto milingona të ndryshme, ishin parazitë që ushqenin milingonat origjinale të kolonisë, dhe pastaj prodhonin pasardhës të tyre. Pse është e diskutueshme? Për shkak se shumica e teorive të evolucionit, thonë se zakonisht, speciet e reja zhvillohen në izolim gjeografik larg specieve origjinale.

Teoria e majmunëve vrasës

Një nga teoritë më të diskutueshme të evolucionit, vjen nga antropologu Rejmond Dart. Dart

nuk ishte dakord me konceptin se njerëzit e hershëm u ngritën mbi 2 këmbë, dhe për këtë arsye evoluan. Eliott Smith Bones, gjeti në një shpellë në Afrikën e Jugut skeletet e disa kafshëve, që tregonin thyerje dhe të çara, dhe që sugjeronin se ato ishin vrarë me mjete dhe forcë. Veç eshtrave, kishte edhe prova të këtyre mjeteve në formën e majave prej guri dhe shtizave. Dart hipotetizon se paraardhësit tanë të hershëm ishin krijesa agresive, të dhunshme që mbijetuan dhe evoluan, pasi ata ishin shumë grabitqarë.

Ne jemi një gabim

Disa shkencëtarë, besojnë se evolucioni njerëzor nuk është asgjë më shumë se sa një gabim. Projekti i Gjenomit Njerëzor, zbuloi që çdo qenie njerëzore ka një gjë të përbashkët, dhe ky është një gjen i dyfishuar që është përgjegjës për zhvillimin e trurit . Asnjë kafshë tjetër në tokë nuk ka këtë gjen, prandaj si e kemi marrë atë? Mund të ketë qenë një lloj mutacioni ose anomalie, ajo që na shndërroi nga majmunë në qeniet inteligjente që jemi sot.

Teoria e Zhdukjes

Kjo teori është përdorur për të shpjeguar, se përse dinosaurët vdiqën dhe njerëzit mbijetuan. Natyralisti francez,Zhorzh Kuvje studioi fosilet, dhe në veçanti eshtrat e vjetra. Ai ishte një ekspert i anatomisë së kafshëve. Gjatë punës në Muzeun Kombëtar në Paris më 1795, Kuvje po studionte eshtrat e  një elefantit, dhe shpejt kuptoi se eshtrat e gjetura në Francë ishin dukshëm të ndryshme, nga ato të zbuluara në Afrikë dhe Indi.

Kuvje besonte se e kishte zgjidhur enigmën, pse disa kafshë ishin zhdukur dhe të tjerat arritën të mbijetojnë. Ai deklaroi se në Tokë duhet të ketë pasur ngjarje katastrofike, qe kanë zhdukur disa specie. Kjo do të ndryshonte rrënjësisht mjedisin natyror, dhe do të lejonte zëvendësimin e tyre me specie të reja.

Ne gatuanim dhe hanim mishin

Ekzistojnë dëshmi që sugjerojnë se gatimi dhe ngrënia e mishit, e ndihmuan trurin tonë të rritet rreth 20 herë sa madhësia e tij origjinale. Dhe sa më shumë qeliza gri, aq më e madhe edhe inteligjenca. Ekspertët pohojnë se truri i paraardhësve tanë të hershëm, nuk do të mund të ishte rritur në këtë masë, duke pasur një dietë ushqimore vetëm me arra dhe perime.

Një tru i madh, kërkon më shumë protein, dhe gatimi i mishit, na dha jo vetëm këtë proteinë, por gjithashtu edhe një kohë të çmuar. Përtypja e arrave dhe drithërave të fortë, kërkon përpjekje dhe kohë, që njerëzit e hershëm nuk e kishin. Përmes konsumit të mishit, ne kursenim kohë, merrnim të gjitha proteinat që na duheshin, dhe dilnim sërish per gjueti brenda pak minutash. Natyrisht, sot disa nga ne janë veganë, por kjo nuk ndryshon efektet e të ngrënit të mishit në zhvillimin e trurit të paraardhësve tanë të hershëm.

Teoria e Majmunëve të Droguar

A kanë përdorur drogën paraardhësit tanë të hershëm? Kjo është ndoshta teoria më e diskutueshme, e të gjitha teorive tona të evolucionit, Teoria e Majmunit të Stonuar. Kjo teori, pretendon se njerëzit e hershëm, dilnin shpesh në savanë, duke u njohur për herë të parë me kërpudhat.

Por ato nuk qenë kërpudha të zakonshme, pasi përmabin një stimulues të fuqishëm psikedelik. Në doza të ulëta, ky stimulues forcon shikimin, që do të ishte shumë i dobishëm për gjueti. Por në doza më të larta stimulon imagjinatën, lëvizjen seksuale dhe mendimin e ndërgjegjshëm.

Rreth kësaj kohe, njerëzit e hershëm filluan të përdorin gjuhën, formonin grupe dhe të krijonin mjetet dhe artin e tyre. A ishte pra droga e kërpudhave, një katalizator për këtë “shkëndijë” të vetëdijes njerëzore?

“Learning Mind” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button