Kush do ta udhëheqës Bashkimin e përçarë Europian për pesë vitet e ardhshëm? Kjo pyetje ka shkaktuar javë të tëra pyetje, por më në fund duhet marrë një vendim.
Në Bruksel, liderët e Europës po mblidhen për të votuar për presidentin e ardhshëm të Komisionit Europian, një muaj pasi zgjedhjet për Parlamentin Europian nxorrën zbular të çarat e mëdha të bllokut.
Cilido që ata do të zgjedhin, do të përfaqësojë unionin me 28 anëtarë në skenën globale dhe do të jetë përgjigja që presidentët amerikanë e kanë ngritur prej dekadash: “Kujt numri t’i bie, nëse dua të telefonoj Europën?”
Negociatat kanë qenë të sikletshme. Një prej më të pushtetshmeve mes udhëheqësve europianë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbështetur ish kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker. Ai është pjesëtar i partië më të madhe europiane, pra popullorët e djathtë. Në favor të Junckerit janë rregullat e reja të BE, që u kërkojnë udhëheqësve unionit të marrin parasysh rezultatet e zgjedhjeve për parlament, në vend që të zgjedhin kë të dëshirojnë. Merkeli dhe Junckeri kanë pikëpamje të përbashkëta sa i përket një bashkëpunimi më të ngushtë dhe një disipline më të rreptë fiskale brenda BE-së. Por, kjo preferencë e Merkelit është kundërshtuar nga të tjerët.
Një tjetër udhëheqës me peshë, kryeministri britanik, David Cameron kryeson një grup që bën fushatë kundër emërimit të Junckerit, duke thënë se ai është shumë federalist për këtë punë. Cameron, që përballet me trysninë e euroskeptikëve në vendin e tij, e ka kritikuar BE “se është shumë i madh dhe shumë urdhëronjës”. Një president europian që është në favor të një bashkëpunimi më të ngushtë, shkon ndesh me planet e Cameronit për të reformuar pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar brenda BE dhe për të risjellë në Londër një pjesë të kompetencave.
Emrat e tjerë që qarkullojnë për pozicionin janë ata të Christine Lagarde, aktualisht Drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Kryeministres së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt e cila u bë e famshme për selfie-n e saj me presidentin Obama gjatë ceremonisë përkujtimore për nder të Nelson Mandelës në dhjetor të vitit që kaloi. Megjithatë, deri tani nuk është shfaqur asnjë kandidat i fortë për të sfiduar Junckerin.