Enciklopedike

Shtëpia e Urtësisë: E humbur në kohë

Screen Shot 2015-07-25 at 10.12.34

Seria: 10 histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë. Kjo renditje është frymëzuar nga libri “I humbur në kohë”

“Shtëpia e Urtësisë”, ishte një bibliotekë dhe institut përkthimi në epokën e monarkisë Abaside, në Bagdad të Irakut. Ajo ishte një institucion kyç në ‘Lëvizjen e Përkthimit’, dhe cilësohej si një qendër e madhe intelektuale e Epokës së Artë Islame.

Shtëpia, ishte një qendër e pakrahasueshme për studimin e shkencave humane dhe për shkencën islame, duke përfshirë matematikën islame, astronomine, mjekësinë, alkiminë, kiminë, zoologjinë dhe gjeografinë islame.

Duke u mbështetur tek tekstet persiane, indiane dhe greke – duke përfshirë edhe ato të Pitagorës, Platonit, Aristotelit, Hipokratit, Euklidit, Plotinit, Galenit, Sushrutës, Çarakës, Arjabhatës dhe Brahmaguptës – dijetarët grumbulluan një koleksion të madh të dijes botërore, dhe ndërtuan mbi to zbulimet e tyre.

Së bashku me të gjitha bibliotekat e tjera të Bagdadit, “Shtëpia e Urtësisë” u shkatërrua gjatë pushtimit mongol të Bagdadit, në vitin 1258. Thuhet se ujërat e lumit Tigër, u nxinë për gjashtë muaj me rradhë, nga sasia e mëdha e librave që pluskonin mbi të. Shuma e njohurive që humbën atë vit është e papërshkrueshme. Edhe më i çuditshëm është fakti, që ndërsa shumica e njerëzve dinë mbi shkatërrimin e bibliotekës së Aleksandrisë, kanë shumë pak informacion në lidhje me humbjen e humbjen e “Shtëpisë së Urtësisë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button