Histori

Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dhjetë ditët që lindën një komb

Këto janë momentet më të rëndësishme, që u bënë të mundur Shteteve të Bashkuara të shndërrohen, nga një grup kolonish, në një shtet të lirë dhe të pavarur: ja historia e luftës, që i pa të shkëputen nga perandoria britanike.

“Shihni”, shkruante poeti Frensis Hopkinson. “Shihni një perandori që po ngrihet!”

screen-shot-2016-10-26-at-11-43-38

Në vitin 1763, Britania e Madhe festoi fitoren e saj kundër Francës në Luftën 7 vjeçare, si dhe aneksimin e territoreve franceze në Amerikën e Veriut francezë, në Florida si dhe në ishuj të ndryshëm në Karaibe. Por bashkë me pushtimet, erdhën edhe përgjegjësi të reja. Amerikanët nativë reaguan keq ndaj ekspansionit të vazhdueshëm të kolonive në dëm të territoreve të tyre: pasi gjenerali Jeffrey Amherst i vuri fre, atyre dhuratave që ishin një përbërës themelor i diplomacisë së kufirit, një grup vendësish sulmuan disa pozicione britanike, që nga Fort Michilimackinac në zonën e Liqeneve të Mëdhenj, deri në Fort Pitt mbi lumin Ohio. Zyrtarët britanikë u përpoqën ta mbysin kryengritjen duke u shpërndarë vendësve mbulesa të inektuara me linë (një lloj lufte bakteriologjike ante litteram), por për të paqësuar vërtetë bërthamën e kryengritësve e vetmja rrugë e mundshme ishte vendosja e një ekuilibri delikat, mes urisë së kolonëve për toka të reja dhe vendasve, që jetonin tashmo në ato toka.

Me këtë objektiv në mendje, Parlamenti vendosi …

[real3dflipbook id=”1346″]


Leave a Reply

Back to top button