Histori

Shtriga në qeveri / Historia e çuditshme e spiunit të fundit amerikan të Stalinit

“Besimtari i vërtetë”, i Keti Martonit është një portret interesant dhe tepër i rëndësishëm i një komunisti të devotshëm nga Bostoni, i cili punoi për regjimin sovjetik

screen-shot-2016-11-20-at-10-19-42-am

“The Guardian”

“Nuk është ekzagjerim, të thuhet se historia e Noel Filld është në ADN-në time”. Keti Marton rrufit një gllënjkë kafe. Prindërit e saj ishin gazetarë hungareze, të burgosur nga regjimi sovjetik në Budapest në vitet 1950. Babai i saj u mbajt në një qeli të fshehtë në burgun e policisë ku dikur kishte qëndruar edhe Filld, një burg ku u mbajt për disa kohë edhe gruaja e këtij të fundit, Herta.

Kur të sipërpërmendurit qenë të lirë, Endre dhe Illona Marton qenë gazetarët e parë dhe të vetëm që intervistuan Filld-in. Çifti më pas emigroi në Amerikë. Po kush qe Noel Filld? Ai ishte një kuaker (anëtar i një lëvizje fetare kristiane) nga Bostoni, i lindur në vitin 1904, një mendje brilante që përfundoi studimet në Harvard në vetëm dy vjet, dhe më pas iu bashkua Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai ishte gjithashtu një komunist i devotshëm që vdiq në mërgim në Hungari, larg nga Uashington DC. Sikurse titullohet libri i ri i famshëm i Keti Martonit, ai ishte një “Besimtar i vërtetë: Spiuni i fundit amerikan i Stalinit. Në një mëngjes të lavdishëm tetori në Nju Jork, në një kafene në Uest 76th, Marton ajo flet librin e saj të ri. Ai i ngjan një miniere të pasur: spiunë dhe spiunazh, Evropa Qëndrore ndërmjet luftrave dhe pas tyre, efektet shkatërruese të totalitarizmit, fanatizmit dhe tradhtisë…

[real3dflipbook id=”1388″]

Leave a Reply

Back to top button