Sport

Shuhen ëndrrat e skuadrave evropiane për Ançelotin, tekniku italian kërkohet në Kinë

Karlo Ançeloti cilësohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi me çdo skuadër që ka punuar ka fituar dhe trofe. Bajern Mynih ishte skuadra e fundit ku tekniku italian tregoi aftësitë e tij, por fillimi i keq sezonit i kushtoi atij vendin e punës. Kur ka më pak se një muaj që është larguar nga stoli i bavarezëve, sipas medieve evropiane tekniku kërkohet nga shumë ekipe.

Në Evropë janë të shumta ekipet që duan shërbimet e italianit, por ky i fundit ende nuk ka vendosur se çfarë do bëj me karrierën e tij. Milani ka qenë një ndër skuadrat që ka hedhur sytë nga ish- trajneri i saj, pasi rezultateve zhgënjyese që po merr javët e fundit. Por duket se ëndrra  e skuadrave evropiane për të pasur Ançelotin në stopo shuhet, pasi tekniku po shikon nga skuadrat në Kinë. Në Kinë e afrojnë me Guangzhunë që do ta marrë prej sezonit të ardhshëm që nis në 2018. Mediat kineze shkruajnë se Karlo Ançelotit mund të prezantohet shumë në përfundim të këtij sezoni, nëse nuk ndodh ndonjë e papritur. Guangzhu drejtohet aktualisht nga Luiz Felipe Skolari./A.B./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button