Disa njerëz do të shohin ashtu si je në të vërtetë, menjëherë. Ty, me shqetësimet, frikën, zemrën e mirë.
Të tjerët do të shohin vetëm gjënë që ke, dhe që nuk është e tyre. Ose personin që ke. Ose një jetë që shkëlqen pak Si shumë, për t’u pëlqyer atyre.
Në rrëfimet e disa njerëzve ti je një engjëll, në ato të të tjerëve, je zuzar.
Dhe kAq.
Nëse kalon kohë duke u merakosur se si të shohin të tjerët, apo nëse ata mendojnë që je njeri i mirë apo jo, je duke humbur kohë të çmuar, miku im.
Kohë e çmuar që nevojitet shumë tjetërkund.
Është e vërteta universale që nuk mund t’i kënaqësh të gjithë njerëzit, gjatë gjithë kohës.
E në fakt, mënyra më e mirë për t’iu afruar këtij qëllimi, është të ndalosh së provuari dhe të jesh thjesht vetvetja.
Gjithmonë me mirësi.
Pra, nëse je lënduar nga një paraqitje e padrejtë e jotja në historinë e dikujt, ngushëllohu me faktin se nuk është e vërteta.
Dhe njerëzit e duhur do ta shohin këtë gjë.
Mbaje dritën tënde të vogël të shkëlqejë, dhe njerëzit e tu do të të gjejnë.
Dhe do të qëndrojnë me ty.
Dhe kurrë nuk do të të duhet t’i bindësh ata se kush je.
Donna Ashworth
Nga “fjalët e duhura”