Shumë njerëz duket se kalojnë ditën duke kërkuar gabime tek të tjerët. Kritikojnë rrobat, fjalën, punën, mënyrën e jetës, kritikojnë frymën e tjetrit. Le ta themi, mezi kemi kohë për t’u kujdesur për jetën tonë, e jo më për jetën e të tjerëve.
Ka shumë njerëz të papunë. Natyrisht, kur merremi me atë që ka rëndësi vërtetë dhe kujdesemi për atë që me të vërtetë ka peshë, ne ndihemi të dobishëm dhe të plotë, domethënë, nuk do të humbim kohë që të bëhemi kuriozë për jetën e dikujt tjetër.
Ata që kujdesen për ta nuk shqetësohen për atë që bëjnë të tjerët, atë që flasin apo veshin. Nuk ka empati në këtë mënyrë, dhe ka njerëz që nuk janë të gatshëm që të vihen në vendin e tjetrit, për të kuptuar që çdo person e ndjen botën në mënyrën e vet.
Njerëzit të cilët nuk mund ta kuptojnë kur dhimbja e tjetrit është ende aty, apo kur tjetri thjesht jeton atë që ai ose ajo kupton, pa dëmtuar askënd, mbeten kritikues pa përmbajtje.
Ka njerëz që janë të pakënaqur përjetësisht me gjithçka, veçanërisht veten e tyre. Kështu që ata përfundojnë të mos mbajnë veten dhe, në një orvatje për t’u ndjerë më pak të keq, sulmojnë të tjerët, sikur ulja e tjetrit t’i bëjë ata më të mëdhenj, më të mirë.
Ata nuk mund të përballen me gabimet e tyre dhe të largohen prej tyre, duke theksuar defektet e pretenduara të atyre që janë pranë tyre. Kënaqësia e vetme e këtij lloji njerëzish është që të kritikojnë, të rendisin gabimet e botës rreth tyre, duke fshehur errësirën e tyre nën qilimin e iluzionit.
Prandaj, me përjashtim të kritikës konstruktive që marrim nga ata që me të vërtetë na duan, ne do të kritikohemi, shumë shpesh, nga ata që bëjnë shumë më pak sesa ne. Në fund të fundit, kushdo që bën të njëjtën gjë, ose më shumë, nuk do të ketë kohë për të humbur me dikë apo diçka tjetër përveç lumturisë së vet. Kjo është e gjitha.
MeB