Zodiak MeB

Si do jetë e shtuna juaj? Horoskopi sot, 23 shkurt 2019

Dashi

Planetët do ju bëjnë jo vetëm kreativë sot, por edhe më dinamikë. Do ju shkoni deri në fund objektivave. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft sensuale dhe të mbushura me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni për asnjë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë do e shtoni ritmin  dhe nuk do e humbni për asnjë moment gjallërinë, Do avanconi me shpejtësi me detyrat që iu janë dhënë dhe do ndiheni plotësisht të kënaqur nga vetja. Financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do ju lejohet edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Demi

Nëse doni ta shfrytëzoni sa më shumë ditën e sotme duhet patjetër ta lini veten të lirë dhe të udhëhiqeni nga emocionet momentale. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që partneri t’iu çojë në qiell të shtatë dhe do e dashuroni jetën më shumë se kurrë më parë. Ju beqarët do jeni pasivë dhe nuk do i shfrytëzoni sa duhet mundësitë që do iu jepen për takime. Në fakt jo gjithmonë vijnë mundësi të tilla. Në punë duhet të tregoheni të duruar dhe të kujdesshëm sepse një epror mund t’iu kundërshtojë për disa gjëra. Ruani qetësinë sa më shumë që të mundeni sepse vetëm ashtu do arrini atë që doni. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjërat do ecin mirë nëse i kryeni me kujdes shpenzimet dhe nëse nuk jepni para hua.

Binjakët

Mërkuri do ju bëjë mjaft intuitivë gjatë gjithë kësaj dite kështu që do arrini të kuptoheni më së miri me ata që keni pranë. Ju të dashuruarit do jeni më të pavarur se kurrë më parë dhe do bëni çdo gjë që do ndieni. Mbrëmja do jetë më e mirë për të kaluar momente intime. Nëse jeni beqarë ka rrezik të josheni nga persona jo me shumë vlera dhe nëse pranoni të filloni lidhje me ta do zhgënjeheni e do vuani. Në punë do jeni të jashtëzakonshëm dhe të gjithë do ju adhurojnë, Do dini të analizoni çdo gjë deri në detajet më të vogla dhe nuk do bëni gabime. Ka mundësi të nënshkruani edhe një kontratë fantastike. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ta përmirësoni situatën.

Gaforrja

Për fat të mirë Hëna do e zbukurojë çdo moment sot. Nuk do keni më asnjë lloj meraku dhe nuk do ndieni ankth si më parë. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të mira me atë që keni në krah. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione të pafundme që do ju mbushin me optimizëm. Ju beqarët do ua kushtojnë gjithë kohën e lirë miqve dhe nuk do e keni mendjen për të filluar një lidhje serioze. Në punë disa bashkëpunëtorë do ju kritikojnë për mospërqëndrimin në disa momente dhe kjo do ju zgjojë. Pas mesdite situata ka për të qenë shumë më ndryshe. Në planin financiar gjendja do jetë e shkëlqyer dhe do kryeni edhe investime afatgjata. Do ndiheni mirë në çdo moment sepse nuk do e keni problem të kryeni çdo shpenzim.

Luani

Do jeni shumë striktë gjatë kësaj dite prandaj mund të futeni edhe në debate me të tjerët. Nuk do toleroni për asgjë dhe askënd sepse doni që gjërat të bëhen si duhet. Ju të dashuruarit do keni konflikte të vogla, por që nuk do keni pasoja të renda. Në mbrëmje çdo gjë do zgjidhet dhe qetësia do mbizotërojë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe do fiksoheni pas dikujt. Në punë Mërkuri dhe Saturni do ju nxitin të analizoni cdo gjë me shumë kujdes para se të veproni. Po i ndoqët këshillat e tyre keni për të arritur shumë lart. Në planin financiar mos shpenzoni shuma të mëdha sepse keni për t’u gjendur në situata shumë të vështira më pas. Kujdesuni për veten.

Virgjëresha

Edhe pse mund të kaloni një ditë të ngarkuar asnjë moment nuk do ju mungojë frymëzimi. Do jeni të qeshur. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pasiononte. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë mundet t’i keni gjërat shumë më të vështira nga më parë, por kjo nuk do të thotë që të dorëzoheni menjëherë. Mos i ndalni përpjekjet deri në fund të ditës. Në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.

Peshorja

Do e keni moralin të rënë gjithë kohës sot dhe nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Në disa momente do ju duket sikur asgjë nuk ju përshtatet. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e tensionuar kjo e sotmja. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Në punë Dielli do ju favorizojë më shumë dhe do e bëni cdo gjë me shumë qetësi. Sipas Dritare.net, shefat do ju dallojnë  nga të tjerët. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Dita e sotme nuk parashikohet të jetë shumë e qëndrueshme kështu që përgatituni edhe për ndonjë stuhi të papritur. Për ju të dashuruarit nuk do ketë momente të qeta, përkundrazi debatet do shtohen akoma më tepër dhe herë pas here do ndiheni keq. Ju beqarët do pëlqeni një mik, por nuk do e merrni guximin t’ia shprehin ndjenjat. Nëse vazhdoni kështu keni për ta humbur atë. Në punë duhet të jeni shumë herë më të matur dhe duhet të merrni parasysh ngjarjet që do vijnë. Mos u nxitoni për asnjë moment. Financat do jenë të kënaqshme, kështu që mund të përfitoni nga kjo për të kryer edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Shigjetari

Do jeni shumë intelektualë gjatë kësaj dite dhe në çdo moment do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për të mirën e të gjithëve. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjërat me partnerin të ecin më mirë se kohët e fundit, do ju duhet me patjetër të ndryshoni zakonet e përditshme. Kokëfortësia dhe mendjemadhësia janë ato që duhen lënë mënjanë. Ju beqarët as që do e mendoni ta ndryshoni statusin sepse ndiheni për mrekulli edhe ashtu si jeni. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Do merrni edhe promocione nga shefat. Në planin financiar më në fund do merrni masa që situata të mbetet e mirë.

Bricjapi

Miqtë tuaj do jenë mbështetje e madhe dhe e çmuar sot. Ata do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu japin këshillat e duhura. Ju që keni një lidhje do bini dakord me partnerin tuaj dhe do filloni projekte të përbashkëta me të. Kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër se më pare. Nëse jeni beqarë vetëm sa do lodheni duke kërkuar dashurinë sepse nuk do jeni me fat dhe nuk do e gjejnë atë. Nuk ka ardhur ende momenti juaj. Në punë nuk do jeni të motivuar mjaftueshëm, por falë mbështetjes së miqve kolegë do arrini të hidhni hapat e nevojshme. Financiarisht do jeni në një gjendje të kënaqshme. Do mund të shpenzoni pa frike për çdo gjë që do e keni të nevojshme.

Ujori

Mënyra sesi ju do silleni gjatë kësaj dite do jetë e shkëlqyer dhe do i bëjë të gjithë t’iu adhurojnë. Do ndiheni edhe vete mjaft të kënaqur. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga kjo dhe t’iu hipe në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e lëndoni veten më tepër nga sa mund ta keni imagjinuar. Në punë ka rrezik të veproni pa u menduar gjatë dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Ndryshoni strategji nëse nuk doni të shkatërroni edhe ato që keni ndërtuar. Në planin financiar do fryjë një stuhi e fortë për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Peshqit

Ka mundësi që shpirti juaj të jetë paksa i trazuar gjatë kësaj dite. Do e keni të vështirë të veproni dhe të merrni vendime të mëdha. Nëse keni një lidhje mësoni edhe të falni. Të gjithë bëjnë gabime, por lum ata që i kuptojnë dhe mundohen t’i ndreqin sa më parë. Inkurajojeni partnerin. Ju beqarët do filloni sa hap e mbyll sytë një lidhje serioze e cila ka për të zgjatur goxha në kohë. Emocionet do shumëfishohen. Në punë do doni të keni shumë arritje, por do keni frikë nga humbjet e zhgënjimet. Dijeni se po qëndruat në vend nuk do fitoni asgjë. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve të cilët nuk do lejojnë të gjendeni në situata të vështira. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button