Zodiak

Si do të jetë e diela juaj? Horoskopi i datës 18 nëntor 2018

Dashi

Sot do jetë një ditë vendimtare për ju sidomos për sektorin sentimental dhe jetën intime. Nëse keni një lidhje mahniteni partnerin dhe bëni gjithçka mundeni që çdo çast të duket si një magji. Çdo çast te lire kushtojani atij që keni në krah dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do bëhet edhe më e fortë. Ju beqarët ka rrezik të keni disa keqkuptime me personat që pëlqeni dhe në vend të hidhni hapa para do ftoheni edhe më shumë me të. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe askush nuk do ju ndalë për të arritur atë që keni planifikuar. Financat mund të kenë edhe disa vështirësi, por do arrini ta mbani qëndrueshmërinë.

Demi

Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Sipas Dritare.net, në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.

Binjakët

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Gaforrja

Sot do jeni gjithë kohës në kërkim të një jetë ideale dhe të mbushur me qetësi, por bujaria do jetë pika e dobët. Nëse keni një lidhje bëjini sytë katër dhe mos besoni verbërisht tek ato që do iu thotë partneri. Dashurojuni me të, por ruani gjithmonë një fije mosbesimi për ato që do ju thitë. Nëse jeni ende në kërkim të partnerit ideal, sot të gjitha kushtet do jene në favorin tuaj. Në punë do jeni më të hapur dhe do i dëgjoni këshillat që do iu japin të tjerët. Në këtë mënyrë do arrini edhe më lart. Me financat tregohuni të kujdesshëm që nesër mos keni të papritura.

Luani

Hëna e re do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sot dhe do jene financat ato që do privilegjohen më tepër nga të gjitha. Nëse jeni në një lidhje nuk do i shmangni dot debatet, por për fatin e mirë gjithçka do përfundojë si duhet. Durimi dhe heshtja do ju ndihmojnë mjaft. Ju beqarët do filloni të ndieni shumë për një mik të afërt që në fakt e ka tashme një lidhje. Më mirë mbajini ata sa më larg që të mos bëni gabime. Në punë yjet do ju ndihmojnë dhe do keni ndryshime goxha pozitive. Do jeni përherë më të mirën nga vetja. Financat nuk kanë qenë ndonjëherë më të mira sesa sot.

Virgjëresha

Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme. Ju beqarët do joshni edhe pa dashur vetë, por nuk do jeni gati të filloni një marrëdhënia. Në punë, personaliteti i fortë do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të hershme. Me më shumë reflektim dhe reagim të kujdesshëm keni për të arritur majat. Edhe financat do jenë më të mira.

LEXO DHE :  Ja fituesit e Panairit të Librit!

Peshorja

Sot shpeshherë do e vini në dyshim të ardhmen dhe do keni frikë nga problemet që mund t’iu dalin. Fillimi i ditës nuk do jetë shumë i mirë për ju që jeni në një lidhje, por dalëngadalë situata do fillojë të përmirësohet. Komunikimi do jetë mjeti që do ju ndihmoje të zgjidhni çdo konflikt. Ju beqarët do jeni më të gatshëm të filloni aventura kalimtare vetëm e vetëm për të përjetuar emocione të mëdha. Për princin e kaltër duhet të prisni edhe pak kohë. Në punë duhet të tregoheni diplomatë dhe të matur. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku dëshironi. Sipas Dritare.net, financat nuk do kenë asnjë lloj problemi nëse tregoheni të logjikshëm.

Akrepi

Dita e sotme nuk do ecë shumë mirë sidomos për jetën sentimentale. Ju të dashuruarit do keni disa debate të forta me partnerin tuaj dhe do kuptoni një tjetër anë të personalitetit të tij e cila nuk do ju pëlqejë aspak. Ju beqarët do jeni më të shoqërueshëm dhe do keni më tepër mundësi për ta gjetur personin ideal. Në punë do keni mbështetjen e gjithë kolegeve dhe do arrini të realizoni një projekt shumë të madh. Në planin financiar do e keni më të vështirë ta stabilizoni situatën megjithatë me pak mundim mund t’ia dilni mbanë. Mos e refuzoni për asnjë arsye ndihmën e miqve.

Shigjetari

Dielli do ndriçojë pafund sot dhe do ua ngrohtë zemrën. Jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe me emocionuese se më parë. Çdo ditë do keni surpriza nga partneri dhe do e dashuroni më tepër atë. Ju beqaret duhet t’i bëni sytë katër kudo që të shkoni sepse personat interesante do jenë rreth e rrotull tyre. Nëse e humbisni këtë mundësi do pendoheni përgjithmonë. Në planin profesional do iu jepet më tepër liri veprimi kështu që mund të bëni atë që mendoni. Financat nuk do jenë në gjendje shumë të mire. Ekuilibri mund të tronditet aq shumë saqë as vete nuk do e dini çfarë të bëni.

Bricjapi

Planetët do i keni gjatë gjithë kohës në krah gjatë kësaj dite kështu dhe gjithçka do ju ecë mirë. Nëse jeni në çift, lidhja që keni krijuar do jetë pika juaj e dobët dhe nuk do lejoni askënd që ta cënojë në ndonjë moment atë. Do i përkushtoheni së tepërmi partnerit dhe emocionet do jenë te papërshkrueshme. Edhe ju beqarët do jeni të vendosur ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe me pak durim do ja dalin mbanë. Në punë do jeni dinamikë dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dëshiruar. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë ende nuk është momenti për të shpenzuar pa mbarim.

Ujori

Sot do jeni me humor të shkëlqyer dhe do i shihni gjërat me një sy mjaft pozitiv. Do tregoheni shumë të kuptueshëm me partnerin nëse jeni në një lidhje dhe marrëdhënia mes jush do jetë më e ngrohtë. Mbrëmja ka për të qenë e mbushur me çaste romantike. Nëse jeni beqarë do jeni të drejtpërdrejtë me personat që do pëlqeni dhe për këtë arsye do keni me tepër gjasa të krijoni një lidhje. Jeta profesionale do jetë aktive. As vetë nuk e prisnit që të hidhnit hapa kaq të mëdhenj. Në planin financiar duhet të kufizoni shpenzimet që të mos keni tronditje të mëdha.

Peshqit

Kjo ditë nuk do jetë ashtu si ju e kishit menduar. Do ndiheni të rënë moralisht ju të dashuruarit dhe aspak në qejf për të provuar eksperienca të reja me partnerin. Dijeni se në një moment rutina mund të bëhet mbytëse. Ju beqarët nuk duhet të abuzoni me aftësinë joshëse sepse do lini përshtypje të keqe tek disa persona dhe ata do hapin fjalë të paqena. Edhe jeta profesionale do jetë e qetë dhe pa ndonjë gjë të veçantë. Vazhdoni rrugën që keni nisur. Në planin financiar mos e lëshoni veten para vështirësive që do ju dalin. Gjithçka mund të kalohet me pak durim. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button