Zodiak Ditor

Si do të jetë e hëna juaj? Lexoni Horoskopin për sot, 28 tetor 2019

DASHI

Një fjalë e pashprehur ose një gjest i nxituar mund të jetë një burim i pakënaqësisë ndaj jush. Mundohuni të jeni më pak të shpërqëndruar. MEgjithatë nuk është koha e duhur për të vendosur rregull në kokën tuaj. Lëreni veten të pushtohet nga instinkti, për të zbuluar se çfarë përmban e ardhmja për ju.

DEMI

Në këtë ditë gjithçka duket se po shkon mirë. Guxoni dhe filloni me veprime që zakonisht nuk do të kishit guximin të ndërmerrnit. Java do jetë intensive, por mund të pushoni. Një masazh është ajo që duhet për të harruar të gjitha tensionet.

BINJAKET

Të gjithë po ju kërkojnë diçka, por nuk keni pse të jeni personi të cilit të gjithë i drejtohen vetëm në raste nevoje. Ju jeni gjithmonë në lëvizje dhe tashmë keni plane për fundjavën. Sidoqoftë, lodhja fillon të ndihet … ju duhet ta mblidhni veten!

GAFORRJA

Keni kaluar shumë kohë vetëm kohët e fundit. Kjo nuk është e keqe: të pastrosh mendjen tënde dhe të reflektosh për të ardhmen është shumë e dobishme. Një fundjavë familjare është ajo që ju duhet për t’u çlodhur. Ju ndjeheni të dashur dhe kjo ju ndihmon të lini mënjanë humorin e keq.

LUANI

Të kërkosh një mik për këshilla është gjithmonë një vendim i mençur. Gjëja e rëndësishme është të mos lini të tjerët të bëjnë zgjedhje që ndikojnë në jetën tuaj. Miqtë tuaj duan t’ju tërheqin për t’u harbuar dhe ju nuk para tërhiqeni mbrapa. Ju do të jeni mbretërit dhe mbretëreshat e festës duke tërhequr sytë e të gjithëve.

VIRGJERESHA

Një lajm i mirë, nga njëra anë mund t’ju bëjë të lumtur, dhe nga ana tjetër, t’ju fusë në ankth. Mos u shqetësoni, situata mund të përmirësohet. Dhe pastaj ka ardhur pushimi aq shumë i dëshiruar. Uluni në kolltukun tuaj dhe kushtojuni atij libri që keni mbajtur në tryezën pranë shtratit për një kohë të gjatë.

PESHORJA

Ju nuk ndjeheni romantikë apo të frymëzuar gjatë kësaj kohe. Kjo nuk justifikon neglizhencën me të cilën vazhdoni marrëdhënien tuaj. Nëse keni lënë pas dore detyrat e rëndësishme, tani do të duhet t’i raportoni dikujt. Të shtyni për një kohë shumë të gjatë nuk është kurrë një gjë e mirë.

AKREPI

Jini më proaktivë në punë. Ndoshta do të duhet të bëni disa angazhime shtesë, por në planin afatgjatë do të keni përfitime. Demonstrimi i medaljeve tuaja do të tërheqë zilinë e të tjerëve. Kjo do t’ju ndihmojë të nxiteni që të bëni gjëra më të mëdha.

SHIGJETARI

Ka ca kohë që në mbrëmje mbërrini pa forcë. Ndoshta ju duhet të rishikoni angazhimet tuaja të përditshme: ky ritëm nuk është i shëndetshëm. Ju jeni në gjendje të ktheni omeletin, por kur vezët janë prishur, nuk mund të bëni asgjë. Eshtë më mirë të ndryshoni ndërsa jeni ende në kohë.

BRICJAPI

Shumë njerëz besojnë se ju nuk do të jeni në gjendje të realizoni planet. Ju duhet t’u tregoni atyre se e kanë gabim. Eshtë e lehtë t’ju lëndosh, shumë e vështirë t’ju mundësh. Edhe nëse dikush ju ka lënduar, duhet të merrni parasysh faljen e tyre.

UJORI

Dita nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë, por një lajm do t’ju japë një ngarkesë energjie dhe pozitiviteti, pasi nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë. Simpatia dhe zgjuarsia juaj do të arrijnë nivele shumë të larta. Jo të gjithë mund t’ju vlerësojnë, por “nuk ju bëhet vonë”.

PESHQIT

Një grindje veçanërisht e rëndë ka shkatërruar harmoninë e gjetur rishtas në shtëpi. Mundohuni të merrni masa të menjëhershme. Dashuria do ju mbështjellë në të gjitha nuancat e saj gjatë fundjavës. Ju duhet të merrni një vendim që do të ndryshojë jetën tuaj. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button