Zodiak

Si do të jetë e mërkura juaj? Horoskopi i datës 10 tetor 2018

Dashi

Venusi do ju bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe nuk do logjikoni aspak për ato që do thoni. Nëse keni një lidhje nuk do keni komunikim të mirë me partnerit dhe situata mundet t’iu dalë jashtë kontrollit në çdo moment. Padurimi dhe neglizhimi do ju prishin shumë punë. Ju beqarëve do ju bëhen ftesa, por do jeni mosbesues dhe të pabindur. Askush nuk do ju bindë sot se është më mirë të hidhni disa hapa. Në punë duhet të tregoheni më të kujdesshëm në mënyrë që të shmangni gabimet serioze që do ua prishin gjithë projektin e nisur. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet e rënduar sepse nuk do keni aftësinë e menaxhimit të duhur.

Demi

Gjatë ditës së sotme do provoni si emocione pozitive ashtu edhe negative. Jo çdo gjë ka për të ecur mirë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos rrezikoni shumë sepse mund të gaboni rëndë dhe gjërat nuk do kenë kthim mbrapa. Merrini gjithçka shtruar dhe pa u nxituar. Ju beqarët do ëndërroni më tepër nga sa duhet dhe realiteti do jetë paksa zhgënjyes. Sipas Dritare.net, në punë sido që të jetë situata nuk duhet të dorëzoheni dhe nuk duhet të bëheni pesimistë. Me dëshirë të mirë dhe këmbëngulje çdo gjë do arrihet. Gjendja financiare do jetë e paparashikuar dhe do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni. Nëse kryeni shpenzime të konsiderueshme do keni edhe tronditje.

Binjakët

Sot do jetë ditë shumë e përshtatshme për të ndjekur të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjithçka do ju ecë më së miri dhe nuk do zhgënjehen. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat më seriozisht dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë sepse jo gjithçka është fushë me lule. Nëse jeni beqarë do mund të takoni persona të veçantë me të cilët ja vlen të hedhësh hapa. Në punë do iu jepet një detyrë e re e cila vërtet do ju lodhë më shumë nga zakonisht, por ama do ua ndriçojë edhe më shumë rrugën drejt së ardhmes. Në planin financiar do ketë goxha vështirësi, por falë disa miqve të specializuar në këtë fushe do ia dilni mbanë ta mbani situatën nën kontroll.

Gaforrja

Mos u bëni armiq të vetvetes gjatë kësaj dite sepse keni për të vuajtur gjatë. Merreni çdo gjë me qetësi dhe bëhuni të duruar. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Bëni thjesht atë që ndjeni. Ju beqarët do tregoheni të arsyeshëm dhe nuk do ju besoni të gjitha premtimeve që do iu bëjnë disa persona. Në punë shprehini idetë e mendimet që kemi dhe tregohuni më kompetentë. Nëse i vini qëllime vetes askush nuk do mund t’iu ndalë. Me financat duhet të merreni më shumë se disa kohë më parë. Vetëm kjo gjë mund t’iu nxjerrë nga situata delikate në të cilën jeni zhytur kokë e këmbë.

Luani

Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Hënës, sot do rivendosni ekuilibrin në jetën tuaj. Do gjeni kompromis edhe për gjërat që nuk i kishit menduar kurrë. Ju që keni një lidhje prej goxha kohësh, do e konsolidoni marrëdhënien dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Nëse jeni beqarë do jeni të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshironi të dilni nëpër takime. Në punë do jeni edhe më kreativë se më parë dhe do gjeni zgjidhje të pabesueshme për gjërat që i mendonit të pazgjidhshme. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni për gjërat më të nevojshme.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do i keni idetë më të qarta dhe do dini si të ecni me hapa të sigurta. Ata qe janë ne një lidhje, me ne fund do afrohen me pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato qe kane menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni te bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe keni për te vuajtur. Në punë do jeni të mençur dhe nuk do veproni pa qenë plotësisht të qartë. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit. Për financat do jetë ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni asnjë shpenzim të madh.

Peshorja

Dielli do e ndikojë pafundësisht jetën tuaj sot dhe do ju bëjë të ndiheni përherë të plotësuar e të përkëdhelur. Ju që keni një lidhje do kaloni plot çaste intime gjatë kësaj dite dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni dhe me shumë gjasë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Në punë Jupiteri do ju shtyjë të ecni gjithnjë e më përpara. Disa zakone të vjetra duhet t’i harroni e duhet të mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen më fantastike. Sipas Dritare.net, në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do ndikoheni mjaft nga personat që ju rrethojnë . Ata do ju nxitin të jeni më të vendosur ne vetvete dhe do bëni më të mirën e mundshme. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Sektori profesional nuk do ketë asnjë problem, përkundrazi diplomacia dhe maturia do ju bëjnë edhe më të vlerësuar nga eprorët. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.

Shigjetari

Pas një periudhe disi të trazuar sot do mundoheni të vendosni paqen dhe t’i merrni gjërat me optimizëm.  Për ju që keni një lidhje yjet do sjellin rehatinë absolute. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk duhet t’i kaloni limitet e joshjes sepse nëse e bëni do krijoni përshtypje të keqe për veten. Komunikimi në punë do jetë një ndihmë e madhe për të ecur përpara. Do dini si të kërkoni edhe diçka nga shefat dhe do merrni përgjigjet e dëshiruara. Çështjet e financave nuk do jenë aq të mira sa ju mendonit. Kujdesuni për çdo shpenzim që do kryeni.

Bricjapi

Sot nuk do jeni më nervozë dhe do riktheheni me këmbë në tokë. realizmi ka për t’iu bërë shumë mirë. Pas një periudhe jo shume të mirë për jetën tuaj në çift situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin.  Në punë do iu qëndroni larg kolegëve pasivë dhe të pamotivuar. Sot do jeni më të frymëzuar se më parë dhe do e shihni botën me ngjyra. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet e vjetra.

Ujori

Planetët do i keni në krah gjatë kësaj dite dhe në përgjithësi gjithçka do ju ecë më së miri. Reflektimi para veprimit gjithashtu do jetë diçka e zgjuar. Klima në jetën tuaj në çift do ngrohet mjaft. Pranë partnerit do ndiheni më të dashuruar se kurrë më parë. Ju beqarët do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë dhe do prisni që gjithçka të ndodhe atëherë kur të jetë programuar. Në punë mund të ketë edhe momente disi stresuese megjithatë me durim dhe mbështetje nga kolegët keni për t’ia dalë mbanë. Me financat mundohuni të tregoheni sa më të arsyeshëm që të mundeni. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Peshqit

Intuita nuk do ju lejojë të gaboni gjatë kësaj dite dhe do dini të bëni edhe zgjedhjet me të mira. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm para se të merrni vendime. Ju të dashuruarit do ndiheni më të sigurt se kurrë për vazhdimësinë e jetës suaj në çift. Do pranoni edhe propozimet që do ju bëjë partneri. Nëse jeni ende beqarë do jeni gjithë kohës në vrojtim, por nuk do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër. Bëni edhe pak kohë durim. Në punë do jetë gjithashtu intuita ajo që do ju drejtojë ku duhet. Në planin financiar asgjë nuk do ecë si e keni dashur. Mund t’iu duhet edhe të merrni para hua për t’ia dalë mbanë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button