Zodiak

Si do të jetë JANARI juaj? HOROSKOPI i muajit të parë të vitit 2019

Dashi

Ky muaj do jetë i qetë, por jo shumë i mirë për të gjithë. Nga mesi i muajit mund të ketë disa probleme në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mire pranë personave të familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Pini cajëra të ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes. Për planin financiar do jetë një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi të majme falë së cilës do i zgjidhni problemet.

Demi

Ky do jetë një muaj shumë i vështirë për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëjnë gjatë tre javëve të para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Ne pune duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjërat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment. Sipas Dritare.net, financat do jenë të vështira dhe delikate javët e para kështu që mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Binjakët

Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar.  Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Mirë është t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos ju besoni shumë kolegeve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 15 gjërat mund të fillojnë disi të ndryshojnë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi do jenë ato që do krijojnë probleme. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë.

Luani

Shumë të reja priten të ndodhin gjatë gjithë këtij muaji. Nëse jeni prej vitesh në një lidhje do mendoni të bëni disa ndryshime rrënjësore të cilat do iu emocionojnë pa masë. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri të vogël, mos u mendoni dy herë, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyre. Ju beqarët do njiheni me disa persona të cilët shumë shpejt mund t’iu bëhen më të afërt se kushdo. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave që do merrni. Do kujdeseni edhe më tepër për ushqimin. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja dhe merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do ja dilni të arrini atje ku keni planifikuar. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji jo çdo gjë do iu shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Të papriturat do jenë të shumta. Juve që jeni në një lidhje do kaloni vështirësi të mëdha dy javët e para, ndërkohë që më pas qielli i dashurisë do bëhet më i kaltër. E rëndësishme është të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët do jeni më me fat gjatë javëve të fundit. Shumë persona do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe nuk do ndalen së iu surprizuari. Shëndeti herë pas here do ketë probleme të vogla. Mundohuni të ecni sa më shumë në këmbë dhe të hani në mënyrë të shëndetshme. Në punë ambienti do jetë elektrizues ditët e para pasi disa kolegë do mundohen t’ua prishin të gjitha planet që keni bërë. Vetëm pas javës së tretë gjërat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do ecni në rrugën e duhur. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa sa më parë.

Peshorja

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjate këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, ne javët e para, do qëndroni disi larg atij që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 12, qielli do hapet dhe dielli do e ngrohë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do ju vijnë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Sipas Dritare.net, gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë me parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të parë nëse situata është përmirësuar sa duhet. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat. Financat nuk do jenë të këqija kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë.

Akrepi

Ky muaj do jetë përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Ju që keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendojë edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundin dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në pune do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për te kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t’iu propozohet nga dikush. Për ju çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 12. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjese edhe në disa aktivitete të veçanta së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme.

Bricjapi

Jeta juaj nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka në mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta juaj në çift, gjysmën e muajit do jetë e trazuar dhe me debate. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju në fakt sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të presin edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.

Ujori

Gjatë këtij muaji nuk do keni shumë probleme dhe buzëqeshja do ju shoqërojë. Për ju që keni një lidhje tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të reja vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk e kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vone. E rëndësishme për t’u thënë është se statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mire nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndihen më të qetë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund të kalohet po të keni vullnetin e mirë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjëra jetike.

Peshqit

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Do jetë edhe momente pasionante kur do i shprehin ndjenjat, por edhe momente kur do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 15 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i financave. Do mundoheni, por nuk është plotësisht e sigurt nëse do ja dalin. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button