Zodiak

Si do të jetë java e ardhshme për ju? Horoskopi JAVOR i POLO FOX, 15 tetor – 21 tetor 2018

Virgjëresha 1 °: 

Shfrytëzoni këtë gjendje astrologjike të forcës, të përcaktuar edhe nga aspekti i shkëlqyer i Venusit, që mund t’ju ndihmojë të sqaroni çdo polemikë që ka ndodhur kohët e fundit. Ju mund të zgjidhni një problem, duke folur qartë dhe duke krijuar një takim sqarues me personin në fjalë. Kujdes ndaj disa momenteve të acarimit në punë, sidomos mes të martës dhe të mërkurës.

Akrepi 2 °: 

Horoskop pozitiv javor për ata që kanë lindur nën shenjën e Akrepit. Ka një rimëkëmbje të mirë sentimentale, falë tranzitit të Venusit në shenjë. Javët e fundit kanë ndihmuar që të jetoni më aktivisht marrëdhënien tuaj me të tjerët. Manaxhimi është i domosdoshëm në punë. Një ngjarje e papritur mund t’ju detyrojë të shqyrtoni disa zgjedhje.

Gaforrja 3°: 

Këtë javë nuk do të jetë e lehtë të jeni të vlefshëm në punë. Ekziston një problem i komunikimit, i frazave të keqkuptuara. Të tjerë mund të nënvlerësojnë propozimin tuaj, ose mund të ketë një keqkuptim që do t’ju bëjë të parehatshëm. Përfitoni nga fundjava e ardhshme për të organizuar diçka të veçantë dhe romantike me personin që doni. Në fakt, nga java e ardhshme, diçka mund të prishë harmoninë e çiftit.

Peshqit 4 °: 

Po kërkoni qetësi, në periudhën e fundit shumë gjëra të paparashikuara dhe pengesa kanë sjellë një tendosje në optimizmin tuaj. Dashuria në këtë periudhë të fundit ka qenë mjaft e vështirë për t’u menaxhuar. Më të pavendosurit mund të kenë tradhtuar dhe ta gjejnë veten tashmë, në një situatë krize të rëndë, ose ka konfuzion të madh, edhe sepse jeni të lodhur nga rutina e zakonshme. Duhet të ndiheni të dashur, dhe nganjëherë dëshira për më shumë vëmendje dhe konsideratë mund t’ju shtyjë diku tjetër.

Bricjapi 5 °: 

Këtë javë mund të llogarisni mbështetjen e Venusit, i cili ndihmon në forcimin e marrëdhënies tuaj. Veçanërisht çiftet e lindura kohët e fundit dhe që e kanë më të vështirë të gjejnë një pikë takimi janë të favorizuar. Në vendin e punës ju do të duhet të prisni disa javë përpara se rezultatet e dëshiruara të fillojnë të mbërrijnë. Për momentin është e vlefshme që të ndërprisni çdo gjë që nuk meriton të bartet. Risitë dhe strategjitë e reja do të jenë të suksesshme.

Shigjetari 6 °: 

Kohët e fundit ju keni shumë vështirësi të bini dakord me partnerin tuaj. Ndoshta ka shumë keqkuptime për të zgjidhur, dhe gjetja e një pike takimi është me të vërtetë e ndërlikuar. Për fat të mirë së shpejti, në javët e ardhshme, mund të mbështeteni në një gjendje astrologjike më të mirë dhe më të favorshme, prandaj mos jini shumë pesimistë sepse shqetësimet që karakterizojnë marrëdhënien tuaj sentimentale dhe punën do të marrin fund.

Dashi 7 °: 

Mund të ketë vështirësi në nivelin e punës që do të duhet të përpiqeni t’i zgjidhni gjatë javës së ardhshme. Mbi të gjitha, ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit, që punojnë në kontakt me publikun dhe klientët, do të penalizohen. Ruajtja e qetësisë nuk do të jetë e lehtë, sidomos me njerëzit më në nevojë. Ditët më të vështira për t’u menaxhuar do të jenë ato të enjten dhe të premten, kur një pengesë ka gjasa t’ju fusë në konfuzion.

Dashi 8 °: 

Rimëkëmbje në dashuri, falë edhe një transiti më të ëmbël të Venusit. Nëse kohët e fundit keni lejuar veten të jeni shumë të zënë me angazhimet e punës, ndoshta është koha për të marrë një pushim dhe të mendoni më shumë për nevojat e çiftit dhe familjes. Kujdes në fundjavë, kur një hënë në një pamje disonante mund të shkaktojë më shumë tension.

Luani 9 °: 

Horoskopi i javës tregon një rimëkëmbje të mirë për ata që janë lindur nën shenjën e Luanit. Do të jetë veçanërisht në dashuri që mund të përjetoni emocione të bukura dhe intensive. Përgatituni për një fundjavë me fat plot emocione të bukura, ka një ringjallje të pasionit që do t’ju bëjë edhe më joshës dhe interesantë. Idetë e mira nuk mungojnë në punë: lajme të mira që vijnë me Mërkurin.

Binjakët 10 °: 

Horoskopi i javës ju fton të bëni kujdes. Kjo nuk është një periudhë e thjeshtë, madje edhe nga pikëpamja sentimentale. Sidoqoftë, së shpejti do të ketë një rimëkëmbje të mirë, prandaj mbahuni dhe mos u mposhtni nga rezultatet shumë drastike dhe negative. Në punë, një ide e mirë mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem, mos kini frikë të vetë-propozoheni.

Peshorja 11 °: 

Po fillon një javë rimëkëmbjeje për ata që janë lindur nën shenjën e Peshores, veçanërisht në dashuri. Venusi rigjallëron pasionin, papritmas gjithçka duket se shkon në sfond. Përfitoni këtë fundjavë për të organizuar diçka të veçantë dhe romantike së bashku me gjysmën e ëmbël. Do të ketë mirëkuptim më të madh, madje edhe në çifte që kanë përjetuar një krizë.

Ujori 12 °: 

Ju mund të ndjeheni veçanërisht nervozë, sidomos nëse prej disa kohësh jeni duke kaluar situata të rënda dhe të vështira. Për fat të mirë, Marsi sjell energji të re, por duhet të gjejmë gjithashtu një mënyrë për të pasur një qëndrim konstruktiv. Në dashuri, horoskopi i javës tregon se duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk janë ditë të lehta për ndjenjat dhe vetëm për shkak se e dini se mund të reagoni keq edhe për çështje të parëndësishme, ndoshta do të ishte më mirë të përpiqeni dhe të hiqeni mënjanë.

Leave a Reply

Back to top button