Zodiak

Si do të jetë viti 2020 për shenjën e Dashit? Dashuria, puna, paratë, fati…

Si do të jetë viti 2020 për shenjën e Horoskopit të Dashit? Çfarë do të ndodhë me Dashin në vitin 2020? Cilat aspekte do t’i interesojnë dhe a do të jenë pozitive apo negative?

Dashuria 2020

Sigurisht që kjo periudhë në nivelin e dashurisë nuk është e jashtëzakonshme për ju pasi të paktën deri në mars pozicioni i Saturnit mund ta bëjë marrëdhënien tuaj sentimentale jo shumë të qëndrueshme dhe pozicioni tjetër i Jupiterit mund të sjellë iluzione të ndryshme. Ky vit nuk është aspak i lehtë nëse po përjetoni një krizë tashmë shumë të rëndësishme në çift. Në fakt, nëse kriza ka nisur disa muaj më parë dhe që nga viti i kaluar, atëherë deri në mars ju mund të vendosni ta mbyllni, të ndaheni, të divorcoheni, por jo të filloni një lidhje tjetër dashurie. Thjesht të rrini vetëm e të reflektoni.

Kohë e vështirë për zemrat e vetmuara sepse Jupiteri dhe Saturni nuk premtojnë të takoni një shpirt binjak, por as edhe me njerëz që mund të bëhen dashnorë të mirë. Muaj shumë të komplikuar nga janari deri në mars por fatmirësisht nga prilli qielli përmirësohet paksa dhe rëndesa e Saturnit zhduket. Kjo do të thotë që pranvera është më e lehtë në një nivel sentimental dhe ju mund të bini përsëri në dashuri, pa rënë në iluzione të panevojshme. Me këmbë në tokë sepse jo çdo person që takoni, mund të jetë shoku apo shoqja juaj shpirtërore. Nëse, megjithatë, vendosni të jetoni duke menduar vetëm për dëfrim seksual dhe për këtë arsye vetëm të shijoni aventura sipërfaqësore, atëherë erotizmi në qershor deri në fund të vitit do të jetë me të vërtetë në nivele të shkëlqyera.

Jo të gjitha historitë e dashurisë mund të marrin fund por duhet të kemi parasysh që Marsi, pikërisht nga muaji qershor dhe për gjashtë muaj të tërë, do të jetë në qiellin tuaj dhe mund të sjellë shumë tension, nervozizëm dhe dëshirë për të hedhur gjithçka në erë. Vetëm duke arsyetuar dhe duke mos vepruar me instinktin tuaj të zakonshëm, do të jeni në gjendje të rregulloni gjithçka dhe të shtyni një ndarje, që përndryshe mund të mbërrinte edhe para kësaj periudhe. Zhgënjime të dashurisë, komplikime në familje ndaj fëmijëve dhe prindërve, me pak fjalë ky vit i ri është shumë kompleks për ndjenjat, por ju duhet të reagoni pa qëndruar në vend, duke përdorur gjakftohtësinë.

Puna-paratë 2020

Kur dy planetë si Jupiteri dhe Saturni janë në një aspekt të keq astrologjik, nuk mund të shpresoni t’i jepni një zhvillim pozitiv domethënës jetës tuaj profesionale. Të paktën deri në Mars puna është me të vërtetë shumë e rëndë dhe rrezikoni të bëni gabime të ndryshme për shkak të shpërqendrimit tuaj. Duhet të konsideroni me shumë kujdes nëse të lini vendin e punës për të ndryshuar dhe për të ndjekur shtigje të reja, sepse qielli nuk është absolutisht i favorshëm dhe rreziku është të mbeteni pa asgjë, pa para, pa ide dhe me shumë energji psikofizike që mund të shkaktojnë debate, edhe me kolegët dhe në familje.

Kështu që tre muajt e parë të vitit të ri janë vërtet të vështira për të jetuar në punë, me shumë shpenzime për t’u përballuar dhe gjithashtu mundësinë e braktisjes së një pune, pushimit nga puna ose humbur para për shkak të investimeve plotësisht të gabuara financiare ose të pasurive të patundshme. Nga prilli gjërat bëhen më mirë, sepse Saturni nuk është më në pozicion dhe lëviz në sekuencë duke i dhënë stabilitet punës, por vetëm nëse nuk keni bërë hapa falsë në muajt e mëparshëm. Ata që janë në kërkim të një profesioni të ri, veçanërisht të rinjtë, nuk mund të gjejnë një punë që është shumë e kënaqshme, por ju duhet të pranoni çdo lloj gjëje, sepse në nivelin ekonomik periudha nuk është e jashtëzakonshme dhe shpenzimet mund të jenë shumë të rëndësishme.

Për fat të mirë, që nga muaji qershor energjitë përmirësohen falë Marsit në qiellin tuaj për shumë muaj dhe ju mund të bëni dy punë njëkohësisht, pa u lodhur shumë por nuk duhet të harroni Jupiterin që ju shikon nga qielli dhe kërcënon të bëjë që të bini në një kurth. Nëse, veçanërisht gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, ju bëjnë një propozim, dëshirojnë që ju të nënshkruani një kontratë, një marrëveshje, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të vlerësoni me kujdes dokumentet. Probleme burokratike dhe juridike për t’u zgjidhur.

Fati 2020

Kur flasim për fatin, zakonisht i drejtohemi dhe i referohemi planetit Jupiter. Por, gjatë këtij viti Jupiteri nuk është absolutisht miku juaj dhe nuk duhet të harrojmë se astrologjikisht kur një planet i cili konsiderohet i mirë, duket keq, ai mund të bëhet edhe më keqdashës se planetët e tjerë që gjithmonë janë vlerësuar si dashakeqë, si përshembull Saturni. Fat jo i mirë në investimet financiare dhe të pasurive të patundshme dhe për këtë arsye nuk keni nevojë të shpenzoni para, nuk duhet të besoni në premtimet e një personi që dëshiron vetëm të përfitojë dhe nuk duhet të bini në kurthe të padobishme dhe të rrezikshme. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të menaxhoni punën tuaj, pa vendosur të bëni ndryshime shumë të papritura që mund të çojnë në vështirësi.

Sidomos tre muajt e parë të vitit janë shumë komplekse për sa i përket energjisë dhe rreziku për të pasur probleme shëndetësore është real. Mendja nuk është e qetë, sepse problemet familjare, profesionale dhe financiare mund t’ju parandalojnë të flini rehat. Nga prilli, por veçanërisht nga qershori, energjitë kthehen të bëhen shumë më të forta dhe ju mund të filloni një periudhë të rimëkëmbjes në nivelin shëndetësor. Marsi sjell gjithashtu një optimizëm më të madh dhe ju lejon të provoni një pjesë të dytë të vitit më të qetë dhe një përmirësim të dukshëm në disa probleme shëndetësore.

Me Jupiterin dhe Saturnin kundër ju absolutisht nuk duhet të bëni sporte shumë të rrezikshme dhe të ngisni shumë instinktivisht. Fati nuk është me ju dhe gjithçka që mund të arrini në gjysmën e dytë të vitit është vetëm falë meritave dhe cilësive tuaja. Për fat të mirë, që prej muajit prill kalimi i ri i Saturnit do jetë në gjendje të japë një stabilitet profesional më të mirë dhe madje ju mund të bëheni mendërisht edhe më të vendosur, edhe nëse keni humbur disa kile për shkak të një optimizmi në nivele të ulëta. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button