Zodiak

Si do të mbyllet ky muaj për ju? Lexoni Horoskopin JAVOR, 22-28 tetor 2018

Dashi

Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur. Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Ata që kane kaluar një infeksion para disa kohesh do pastrohen tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.

Demi

Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë javë. Do jeni më të qarte në mendime ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim më atë që keni në krah dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. Sipas Ditare.net, shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat

Binjakët

Nëse arrini t’i menaxhoni ndjenjat gjatë kësaj javë çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju të dashuruarit do kalon momente shumë të bukura me partnerin dhe do kujtoni edhe kohët e vjetra që keni kaluar së bashku. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë naivë sepse do lëndoheni tej mase. Buxheti ka për të qenë mjaft delikat. Pranojeni ndihmën e ndonjë familjari sepse me të vërtetë që do ju duhen para. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mire dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Personat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të bëjnë një vizitë tjetër mjekësore. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.

Gaforrja

Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Nuk do keni aspak probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh më mirë me të dhe do kaloni më tepër kohë së bashku. Edhe ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe emocione. Mund të merrni edhe propozime nga turistët. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t’u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit ndër kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.

Luani

Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë impulsive dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin tuaj te kaltër, por gjithsesi nuk do mërziteni dhe nuk do e ndieni vetminë për shkak të argëtimit me miqtë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Në punë do keni fat. Mund t’iu bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo gjë duhet menduar me kujdes.

Virgjëresha

Mundohuni të vini në praktikë ato që keni mësuar kohët e fundit dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Pas shumë zënkash në çift do jeni disi më të qetë. Do e kuptoni që edhe ju keni pasur gabimet tuaja, nuk ka qenë vetëm faji i partnerit. Për ju beqarët do ketë ndryshime drastike kështu që duhet të përgatiteni shpirtërisht. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël. Për disa madje mund të ketë edhe përmirësime. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të vetën. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.

LEXO DHE :  Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

Peshorja

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Sipas Dritare.net, gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.

Akrepi

Javë e mbushur me energji pozitive për të gjithë. Jeta juaj në çift do stabilizohet goxha. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak ditësh. Ka mundësi që një mik t’iu ndihmoje për të gjetur personin e duhur. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më parë me mjekun. Në pune do përballeni me probleme dhe do jeni gjithë kohës të stresuar.

Shigjetari

Dita e mërkurë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

Bricjapi

Më në fund yjet do ju sjellin qetësi dhe harmoni në jetën tuaj. Periudhë e veçantë ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të pare dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jete e kënaqshme. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do ndieni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

Ujori

Kjo javë do jetë më pak pasiononte, por jo e keqe. Ju të dashuruarit do përjetoni edhe momente pozitive edhe negative. Herë pas here do gjendeni edhe në situata delikate dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të kërkoni në asnjë mënyrë gjëra të parealizueshme. Shpenzimet kryejini me shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga vapa e madhe dhe djersitja. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.

Peshqit

Mundohuni të hiqni dorë nga zakonet e këqija nëse doni të ndiheni më të qetë këtë javë. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e bukur. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe në fundjavë do mendoni për t’u arratisur gjëkundi. Nëse jeni ende beqarë, duhet të pranoni të dilni nëpër takime dhe të njiheni me sa më shume persona. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta gjeni të duhurin. Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e mirë. Përfitoni për të bërë ndonjë investim. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Ata që kanë pasur probleme me qarkullimin e gjakut do kenë përmirësime. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button