Zodiak

Si do të nisë kjo javë për ju? Horoskopi për sot, e hënë 5 nëntor 2018

Dashi

Gjatë kësaj dite do jete sektori profesional ai që do privilegjohet dhe mund të keni arritje të mëdha nëse tregoheni realistë dhe të duruar. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni edhe kontradikta. Nuk do mendoni shumë për tjetrin dhe duke e lënë pas dore ai do ndihet tërësisht bosh. Nëse nuk doni ta humbni ndryshoni sjellje. Ju beqarët do veproni si ta mendoni për momentin dhe mundet të filloni një lidhje që në fakt ka për të vazhduar gjatë. Në punë ka shumë mundësi t’ia dilni mbanë në çdo angazhim që do merrni. Askush nuk do jetë mbi ju madje shpesh do iu kërkohen këshilla. Financat do e kalojnë fazën delikate dhe do jene më të qëndrueshme.

Demi

Saturni do iu japë energjinë e dukur sot për t’iu shkuar deri ne fund gjërave dhe për të arritur çdo objektiv. Do keni edhe këmbëngulës. Për ju që keni një lidhje Dielli do jetë shumë i favorshëm. Ai premton një ditë shumë të këndshme, të mbushur plot sensualitet, bashkëpunim dhe ngrohtësi. Personi që do takoni ju beqarët do iu bëjë të dridheni dhe të mos e heqin mendjen për asnjë çast nga ai. Në punë as nuk duhet të dyshoni për aftësitë tuaja. Sado të ngarkuar të jeni dhe sado në vështirësi të ndodheni do ja dilni mbanë. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë ashtu si duhet. Mos luani as me lojëra fati sepse më shumë do humbni sesa do fitoni.

Binjakët

Sot do jeni më të dëgjueshëm dhe do ua vini veshin mirë këshillave të miqve. Kjo do ju ndihmojë të dilni nga situatat e vështira. Për ju që keni një lidhje ambienti do jetë shumë i favorshëm. Marrëdhënia me partnerin do forcohet edhe më tepër dhe do merrni vendime të rëndësishme. Nëse jeni të vetmuar nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje. Vini arsyen para zemrës sepse përndryshe mund të vuani më vonë. Në punë, për shkak të mungesës së disa kolegëve, nuk do arrini dot t’i çoni deri në fund projektet e nisura, por ama do ndiheni të qetë pasi e keni bërë pjesën tuaj. Buxheti nuk do jetë i mirë. Do iu duhen lek për disa shpenzime të paparashikueshme, por financat nuk do ua lejojnë.

Gaforrja

Jeta juaj nuk do jetë e qetë sot dhe disa fusha mund të jenë të rrezikuara vërtet. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni. Duke qene se Venusi nuk është pozicionuar mirë ju që jeni në një lidhje mund të keni edhe dyshime mbi ato që ndieni për partnerin. Mos u shqetësoni sepse gjërat shumë shpejt do të qartësohen dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk do e gjeni dot shpirtin binjak duke ndenjur para televizorit. Kërkojeni kudo. Në punë do iu jepen një detyre shumë e rëndësishme dhe me impenjim të madh. Do ju duhet pak kohë për t’u mësuar, por keni për të parë që gjithçka do ecë mirë. Tek financat do keni pak fat, por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni të matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar sepse do keni probleme.

Luani

Tregohuni të arsyeshëm dhe të moderuar gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do iu ecin gjërat sidomos në dashuri dhe në planin profesional. Merkuri, planeti i komunikimit dhe i fjalëve do jetë në anën tuaj nëse keni një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Ju beqarët do luftoni fort për të arritur atë që doni në jetën dashurore dhe do ia dilni mbanë. Shprehini sa më shumë ndjenjat pa u druajtur aspak. Në punë nuk do keni më shumë persona kundër sfidave që keni ndërmarrë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Financat kanë qenë të mira dhe sot do të përmirësohen edhe më tepër. Për disa fati do jetë i pashtershëm.

Virgjëresha

Do jeni të qetë dhe të ëmbël sot kështu që do i merrni gjërat me optimizëm. Për ju edhe gjërat më delikate e kanë një zgjidhje përherë. Nëse keni një lidhje sa më të mençur të tregoheni aq më e fortë do bëhet marrëdhënia juaj. Më në fund do arrini lumturinë në çift. Edhe nëse keni pasur probleme do zgjidhin çdo gjë. Ju beqarët do ndieni zemrën t’iu rrahë shumë fort. Ky takim do jetë ndër më të bukurit që keni pasur deri më sot. Në punë do jeni më të privilegjuar nëse keni një sipërmarrje tuajën. Buxheti do jetë mjaft i stabilizuar kështu që mund të bëni edhe transaksione financiare.

Peshorja

Të përballur me situata të ndërlikuara, sot do keni frikë të ecni përpara. Gjërat nuk do jenë aspak të qeta si i kishit menduar. Ju që jeni në një lidhje rrezikoni të keni probleme. Nëse vazhdoni të abuzoni me aftësinë tuaj joshëse me të tjerët shumë shpesh mund të shkoni edhe në ndarje. Ju beqarët më në fund do e stabilizoni jetën tuaj. Pas shumë aventurave më në fund do vendosni të krijoni një lidhje serioze. Sipas Dritare.net, në punë mund të keni ndryshime oraresh dhe mundet të çorientoheni paksa. Hëna do iu nxitë të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj dite. Nuk do keni probleme dhe nuk do shqetësoheni për asgjë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do dini se çfarë doni dhe çfarë nuk doni. Asgjë nuk do e ndalë vullnetin që keni dhe do diskutimi për ju është mbi gjithçka. Dielli do ju sjellë lumturinë e shumëpritur ju të dashuruarve. Ai do iu nxitë të përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe të ndiheni më të qetë. Nëse zemra juaj është e vetmuar, bashkëpunimi i planetëve me njëri-tjetrin do iu sjellë takime mjaft interesante. Ku i dihet, ndonjëri mund të shkoje edhe deri në martesë. Në punë vërtet do lodheni pak, por ato që do arrini do ju mbushin me gëzim. Nuk do ju mungojë asnjëherë motivimi. Për financat do bëni një punë të mirë që do iu sjellë mjaft fitime. Hiqni ndonjë para mënjanë.

Shigjetari

Intuita do ju çojë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite dhe gjërat do ju realizohen ashtu si dëshironi. Do ju duhet vetëm pak më shumë durim për të arritur majat. Nëse jeni në një lidhje do influencoheni mjaft nga disa planetë. Do merrni edhe vendime të rëndësishëm për të ardhmen. Nëse ende nuk keni krijuar një lidhje do jeni pak të paduruar për të takuar dashurinë dhe kjo mund t’iu bëjë të gaboni. Mos u nxitoni për asgjë nëse doni që të arrini lumturinë. Në punë nuk do ketë më tension dhe çdo gjë ka për t’iu ecur shumë mirë. Mund t”iu rritet edhe rroga. Një surprizë iu pret në planin financiar. Papritur do merrni vesh se do përfitoni një trashëgimi.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do ja lini asgjë rastësisë. Çdo sfidë do e merrni me seriozitet dhe do bëni të pamundurën për t’ia dalë mbanë. Dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por ju do ëndërroni shumë më shumë. Do jeni përsëri të mërzitur kur të mos iu plotësohen dëshirat. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe do siguroheni mirë para se të hidhni hapa. Financat në përgjithësi do jenë të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do prishni.

Ujori

Sot nuk do jetë aspak vështirësi, përkundrazi Hëna dhe Urani do ua bëjnë gjërat më të lehta në çdo fushë. Meqenëse nuk do ketë planetë që do influencojnë jetën tuaj në çift ajo do jetë e qetë dhe pa probleme. Dita nuk do jetë aspak monotone dhe do përjetoni edhe mjaft kënaqësi. Ju beqarët do keni edhe dashuri me shikim të parë. Personi që do takoni do jetë shumë i veçantë. Do jeni vërtet me fat që do e keni pranë. Në punë do përkushtoheni mjaft për të përfunduar një projekt të nisur dhe keni për të arritur shumë lart. Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat dhe ju do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

Peshqit

Komunikimi do ju nxjerrë edhe nga situatat më të vështira gjatë kësaj dite. Nuk do jetë nevoja as të jepni shpjegime te detajuara. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Marrëdhënia juaj do jetë më e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqarët do jeni mahnitës dhe do e bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë merrni kohën e duhur për të bërë zgjedhje dhe flisni me ekspertët. Vetëm ashtu do ecni në rrugën e duhur. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar dhe do keni shumë fat. Përfitoni sa më tepër, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button