Zodiak

Si do t’ju shkojë e gjithë java? Horoskopi javor, 28 maj – 3 qershor 2018

DASHI

Jeta juaj ne çift ka rrezik të turbullohet shumë gjatë kësaj jave me se shumti nga shumti nga skenat e xhelozisë qe do bëni. Nuk do e përmbani dot veten dhe kjo gjë do ju prishe shume pune. Beqarët do jenë shumë te shqetësuar për te ardhmen profesionale dhe nuk do mendojnë te kërkojnë dashurinë. Edhe ndonjë ftesë qe do iu bëhet ata do e refuzojë. Financat kanë për te qenë shumë me te mira se një javë me parë. Vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm dhe periudha me te mira ju presin. Për shëndet me te mirë mundohuni te hiqni dorë nga kafeja, duhani, alkooli dhe gjërat pikante. Në punë do jetë një javë e paqëndrueshme dhe delikate. Familja pa probleme.

DEMI

Nëse jeni në një lidhje nuk do debatoni për asgjë me partnerin dhe do hapni rruge herë pas here. Asgjë e keqe nuk do ndodhë mes ju te dyve edhe sikur te shumte te jene ata qe do mundohen t’iu fusin ne konflikt. Beqaret me mire mos nxitohen për asgjë sot sepse mund te zhgënjehen tej mase dhe do vuajnë gjatë. Financat do kenë ulje dhe ngritje kështu qe bëni shumë kujdes me shpenzimet. Po nuk menduat ju për te ardhmen, mos prisni qe te bëjnë te tjerët këtë gjë. Shëndeti nuk do ketë probleme nëse e teproni me konsumimin e mishit te kuq dhe te skuqurat. Ne pune duhet te reflektoni gjate para se te hidhni hapa. Jeta familjare do jete shume e ngrohte.

BINJAKET

Çdo gjë do shkoj shumë mirë këtë javë për ju qe jeni ne një lidhje. Dashuria qe keni për njeri-tjetrin do jete stilumuese dhe do ju mbushe me fryme. Beqaret do kenë me shume nevoje se kure te gjejnë një person perfekt dhe për këtë do lëvizin çdo gur qe kane ne dore. Një pjese do e gjejnë ne fundjave atë qe kërkojnë, Financat nuk kane për te qene te shkëlqyera, megjithatë ato do jene te mjaftueshme për te kryer shpenzimet e domosdoshme. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. here pas here do keni probleme me gjumin e do ndiheni nervoze. Ne pune asgjë nuk do ju dale nga kontrolli dhe do keni goxha arritje. Jeta familjare mund te ketë paksa turbullime.

GAFORRJA

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni, përkundrazi do ndiheni te përmbushur. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’ua prishin harmoninë. Beqaret sado qe te mundohen për ta gjetur dashurinë nuk do ja dalin dot, megjithatë nuk do mërziten sepse miqtë nuk do i lënë vetëm. Sektori i financave do jete goxha me i mire se disa dite me pare, prandaj do mund te bëni edhe ndonjë investim me shume për qejfin tuaj. Shëndeti here pas here ka për te pasur probleme, kështu qe kujdes me ato qe do konsumoni dhe mundohuni te çlodheni here pas here. Ne pune do jeni ambicioze dhe këmbëngulës. Jeta familjare do jete si normalisht.

LUANI

Nëse keni një lidhje marrëdhënia me partnerin do jetë e mire këtë jave. Çdo vështirësi do e kaloni se bashku dhe mbrëmjet do i keni te ngrohta e te lumtura. Beqaret nuk do tolerojnë aspak dhe nuk do hedhin hapa nëse dikush nuk i plotëson kushtet qe ata i kane vene vetes. Per financat nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Nuk do jetë me nevoja as ta kufizoni shume veten qe te mos keni probleme. Shëndeti do jete dinamik dhe nuk do keni asgjë shqetësim. Po konsumuat edhe me shume fruta dhe perime jeshile do keni me tepër energji. Ne pune do jeni pafund ambicioze dhe te organizuar. Nuk do ju dalin aspak te papritura. Edhe familje po njësoj.

VIRGJERESHA

Nëse jeni me te arsyeshëm gjate kësaj jave do mund ta përmirësoni jetën tuaj ne çift, por nëse vazhdoni te jeni kokëfortë dhe te bëni çfarë te doni do keni ende vështirësi. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe duhet ta heqin turpin dhe duhet te jene me sociale. Vetëm kështu do e ndryshojnë shpejt statusin e tyre. Sektori i financave do kërkojë përkujdes te veçante. Mundohuni te llogarisni çdo gjë para se te kryeni shpenzime sepse nga sjellja juaj do varet gjithë e ardhmja ne këtë sektor. Shëndeti nuk do jete i keq, por qe ai te jete edhe me i mire duhet te hiqni dore nga duhani dhe alkooli e te merreni me më shume aktivitet fizik. Ne pune do ndërmerrni iniciativa dhe do keni rezultate pozitive. Ne familje do mbizotërojë qetësia.

PESHORJA

Dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe mes jush nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe. Secili do mbaje pozicionin e vet dhe do i përkushtohet atij qe ka ne krah. Beqaret do bëjnë gjithçka qe te kenë ne dore për te gjetur dashurinë e madhe dhe do ja dalin mbanë me sukses. Financat do arrini t’i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Shëndeti nuk do jete i keq, por për te shmangur edhe problemet e mëvonshme mundohuni te mbani larg stresin dhe nervozizmin. Ne pune do jeni dinamike dhe te përkushtuar. Ju nuk do lini asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Familja e qete.

AKREPI

Për pjesën me te madhe te çifteve këtë jave nuk ka për te pasur probleme serioze. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene çelesta për te zgjidhur edhe ndonjë problem te vogël qe mund te linde. Beqaret do kenë veçse mundësi për dashuriçka kalimtare, ndërsa për lidhje serioze do ju duhet te presin ende kohe. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe keni për ta para qe gjendja do përmirësohet akoma me tepër. Shëndeti do përmirësohet nëse merrni me pak aktivitet fizik dhe nëse ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Ne pune do jeni shume te nevojshëm ne mjedisin profesional dhe do jepni ndihmese te çmuar ne një projekt te nisur. Jeta familjare do jete harmonike.

SHIGJETARI

Jave rutine ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente nuk do bini edhe ne pesimizëm e do mbylleni ne vetvete. Asgjë nuk ka për te qene si e kishit ëndërruar. Beqaret sado qe te përpiqen nuk kane për te ta gjetur personin e tyre te ëndrrave. Edhe këtë jave do vuajnë peshën e vetmisë. Jupiteri do ua ndriçoje mendimet ne planin financiar dhe gjendja do ketë disa përmirësime te dukshme. Shëndetin duhet ta keni akoma me shume nen kujdes. Për çdo shqetësim sado te vogël duhet te merrni masa strikte. Ne pune, po patet durim dhe kuraje keni për te arritur majat e suksesit. Nga ana tjetër, po u nxituat do bëni gabime. Ne familje do mbizotërojë tensioni.

BRICJAPI

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj këtë jave dhe do mundoheni ta kontrolloni ne çdo moment. Kjo do e acaroje aq shume atë qe keni ne krah saqë do mendoje edhe te largohet përfundimisht prej jush. Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni ta humbni atë. Beqaret jo vetëm qe do joshin e do flirtojnë, por mund te fillojnë edhe lidhje. Gjendja financiare do jete ne periudhën me te mire te mundshme, kështu qe duhet te përfitoni për te bere një riorganizim e për te hequr para mënjanë. Shëndeti ka rrezik te ketë disa probleme te vogla. Kujdes me teprimin e çokollatës, pijeve me gaz dhe salcave pikante. Ne pune do jeni goxha dinamike dhe do hidhni hapat e duhura. Familjen do e keni gjithë kohës mbështetje.

UJORI

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift këtë jave dhe do përkujdeseni për partnerin si asnjëherë me pare. Te dy palët do i shprehni ndjenjat dhe do bëni edhe surpriza. Beqaret do habiten nga disa propozime qe do marrin dhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar nuk do ketë ndikim asnjë planet, prandaj mire është te bëni kujdes para se te hidhni çdo lloj hapi. Mos hiqni para mënjanë sepse nuk është momenti i duhur. Shëndeti ne disa momente mund te jete problematik. Do ndiheni si te fryre dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni energjike dhe do bëni te gjitha përpjekjet për te arritur atje ku dëshironi. Familjaret do i keni gjithmonë pranë. PESHQIT

Mundohuni te jeni sa me realiste sot ju te dashuruarit dhe te mos kërkoni nga partneri gjera te pamundura. Vetëm kështu do mund ta mbani klimën te ngrohte dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqaret do jene te logjikshme. Ata nuk do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen, por nga ana tjetër nuk do nxitohen aspak për te hedhur hapa. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm vetëm nëse tregoheni te logjikshëm. Mos e teproni me investimet dhe mos jepni as hua. Shëndeti ne shume momente do lere për te dëshiruar. Do keni dhimbje barku, shpine ose koke. Ne vend te qetësuesve bëni yoga ose konsumoni bime mrekullibërëse. Shëndeti nuk ka për te pasur asnjë lloj problemi. Ne pune mos neglizhoni as detajet me te vogla nëse nuk doni te ngatërroheni. Familja e qete.

Leave a Reply

Back to top button