Enciklopedike

Si e arrijnë ekstazën Dervishët fluturues?

Eshtë rrotullimi në mënyrë të përshpejtuar i kërcimit të tyre për të realizuar forma bukurie estetike që, sipas besimit të tyre, i bën që të shndërrohen në ndërmjetës mes botës shpirtërore dhe botës fizike. Dervishët fluturues janë murgj sufitë (të urdhërit Mevlevi në Turqi) që sipas muzikës së flautëve vertikalë Nav, tamburëve Kudum dhe pjatave të bakrit Halile, rrotullohen përreth vetvetes në drejtimin e kundër të orës, fillimisht ngadalë dhe pastaj gjithnjë e më shpejtë deri sa mbërrijnë në 30 rrotullime në minutë. Rrotullimi simbolizon lëvizjen e yjeve. Kërcimi fillon me një poemë të Marnavit, apo një frazë të Kur’anit. Më pas instrumentat muzikorë ndalen dhe dervishët nisin të rrotullohen në heshtje. Në fund rifillon muzika, që i ndihmon të kthehen në realitet.

Leave a Reply

Back to top button