Histori

Si e luftoi media luftën e Vietnamit

Vietnami mbahet mend si ‘lufta e parë televizive’, kur imazhet e para që përshkruanin tmerret e luftës zëvendësuan propagandën qeveritare rreptësisht të kontrolluar në konfliktet e mëparshme. Mbulimi i pacensuruar i pasojave të betejës ose reshtat me trupa, u shpërfaq në shtëpitë e amerikanëve, shumica prej të cilave kishin televizorë çdo ditë.

Megjithatë, para vitit 1968, raportimi mbeti pozitiv, ose të paktën jo tepër negativ. Forcat e armatosura kishin një nevojë për ‘shitjen’ e luftës në shtëpi, dhe shumë besonin me kënaqësi tregimet për “djemve të mirë që vrisnin të kuqtë”. Kjo ndryshoi me Ofensivën Tet. Megjithëse SHBA-ja kishte zmbrapsur serinë e sulmeve të papritura, mediat e panë Tetin si një dështim dhe publiku amerikan u bind se lufta ishte shumë larg përfundimit (përkundër mesazhit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë). Në transmetimin e tij, Ualter Cronkite – i anketuar si “njeriu më i besuar në Amerikë” – tha “Ne jemi të zhytur në kënetë”.

Që nga ai moment, media ishte në konflikt me qeverinë, duke i dhënë më shumë ekspozim lëvizjes kundër luftës dhe imazheve tronditëse, si për shembull masakrës së My Lait dhe vajzës së napalmit. Presidentët Johnson dhe Nixon nuk arritën të mbyllnin hendekun e kredibilitetit, pasi amerikanët gjithnjë e më shumë nuk besonin në gjithçka që ata thoshin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button