Horizonti.al

Si është e vërteta për shenjat matematikore?

math

Simbolet për mbledhjen dhe zbritjen u shfaqën fillimisht në shekullin 15. Shenja “+” ka qenë një prej mënyrave të shumta për fjalën latine “et”, që do të thotë “dhe”. Grekët e lashtë kishin përdorur gërmën “psi” për mbledhjen ndërkohë që hindutë përdornin fjalën “yu” dhe egjiptianët e lashtë përdornin një palë këmbë që ecnin përpara për të shprehur mbledhjen, apo mbrapa për zbritjen.

Europianët e fillimshekullit 15 përdornin gërmat “p” dhe “m” për plus dhe minus (atëherë quheshin “piu” dhe “memo”), por përdorimi i parë i “+” si “et” ka qenë ndoshta prej astronomit Nicole d’Oresme në shekullin 14.

Shenja “-“ mund ta ketë patur origjinën nga tregtarët kur zbrisnin ngarkesa nga anijet, ose ndoshta ka qenë një mënyrë e shkurtër për gërmën “m”, e cila zakonisht kishte një vijë mbi të kur tregonte zbritje.

Interesante është që shenja moderne e pjesëtimit ka qenë përdorur fillimisht për zbritjen nga matematicienët europiano veriorë dhe mund ta ketë patur origjinën nga shënimet e përdorur prej dorëshkrimeve për të shënuar pasazhe që dyshoheshin se ishin jokorrektë.

Vetëm në shekullin 16, këta simbole nisën të përdoren në mënyrë të zakonshme në matematikë. Johann Vidman dhe Vander Hoecke, dy matematicienë të shekullit 15 i përdornin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button