Horizonti.al

Si është të vdesësh nga llava?

Imazhet e shpërthimit të vullkait, Kilauea në Hawai na kanë bërë të na lindë pyetja sesi do të ishte vdekja, nëse dikush do të binte në një prej këtyre lumenjve të llavës. Të gjithë keni në mendje imazhin e Terminatorit që fundoset në një det prej metali të lëngshëm dhe përvëlues dhe mendojmë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me njëriun. Erik Klemetti, vullkanolog thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Ligjet e fizikës përcaktojnë se kur një trup ka një densitet më të madh, se një lëng fundoset në të, por kur është më i vogël noton. Meqë densiteti i trupit të njeriut është më i vogël sesa densiteti i llavës, një njeri kurrë nuk do të fundosej tek ajo. Ashtu siç e shpjegon eksperti, kur njeriu bie mbi llavë, mishi fillon të digjet ngadalë duke u prishur, derisa mbërrin tek kocka në të gjithë sipërfaqen e trupit me të cilën është në kontakt me magmën. Do të ishte një vdekje shumë e ngadaltë dhe shumë e dhimbshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button