Analiza

Si fiton oligarkia: mësime nga Greqia e lashtë

Ndërkohë që klasa në pushtet duhet të mbetet e bashkuar për një oligarki që të mbetet në pushtet, populli duhet gjithashtu të përçahet, me qëllim që të mos mundet të rrëzojnë shtypësit e vet

  • Diskutimi më interesant është se si oligarkët e lashtë përdornin informacion për të ruajtur regjimin e tyre. Ata krijuan sekretin në qeverisje, me mesazhe selektive ndaj audiencave të targetuara, jo shumë ndryshe nga konsulentët tanë modernë të spin-it (tjerrjes) dhe komunikimit. Ata e projektonin pushtetin, përmes ritualeve dhe procesioneve.
  • Sfida për të parë se si funksionon oligarkia, është se ne normalisht nuk mendojmë për sferat e politikës dhe të ekonomisë, si të bashkuara. Në thelbin e saj, oligarkia përfshin përqëndrimin e fuqisë ekonomike dhe përdorimin e saj për qëllime politike. Demokracia është e goditshme nga oligarkia, sepse demokratët përqendrohen aq shumë në garantimin e barazisë politike, saqë nuk e shohin kërcënimin indirekt që buron nga pabarazia ekonomike

Nga Ganesh Sitaraman

Disa vjet më parë, ndërsa po bëja kërkime për një libër, se si pabarazia ekonomike kërcënon demokracinë, një koleg i imi më pyeti, nëse Amerika në të vërtetë ishte në rrezik të shndërrohej në një oligarki. Sistemi ynë politik, tha ai, është një demokraci. Nëse njerëzit nuk duan të drejtohen nga elitat e pasura, ne thjesht votojmë që të largohen.

Sistemi, me fjalë të tjera, nuk mund të “manipulohet” me të vërtetë, që të punojë për të pasurit dhe të pushtetshmit, përveç se nëse njerëzit janë të gatshëm të pranojnë një qeveri të të pasurve dhe të pushtetshmëve. Nëse publiku në përgjithësi kundërshton sundimin nga elitat ekonomike, si është e mundur atëherë, që të pasurit kontrollojnë kaq shumë qeverisjen?

Pyetja ishte e mirë, dhe ndërkohë që kisha shpjegimet e mia, nuk kisha një përgjigje sistematike. Për fat të mirë, e kanë dy libra të kohëve të fundit. Oligarkia funksionon, me një fjalë, për shkak të institucioneve.

Në librin e tij interesant “Oligarkia klasike greke” …

[real3dflipbook id=”1478″]

Leave a Reply

Back to top button