Ekonomi

Si funksionon karta e re e kreditit me ekran dhe bateri

Një kartë blerjesh dhe ndëraktive, kështu është Wallet Card e krijuar nga Dynamics Inc. dhe Sprint, filial i Softbank-ut. Mund të funksionojë si kartë kreditit, debiti ose parapagesë me një plus: ka më shumë se 200 përbërës që e shndërrojnë në një platform IoT (internet i gjërave). Kjo pajisje, e prezantuar në panairin CES,  ka një çip dhe një antenë celulari përmes të cilave të dhënat mund të transferohen lehtësisht që nga karta në bankë në çdo moment dhe nga çdo cep i botës. Ka një bateri që rikarikohet automatikisht përmes përdorimit të kësaj pajisjeje, kështu që përdoruesi nuk duhet të fusë kartën, as të bëjë ndonjë operacion shtesë që të funksionojë. Ka një ekran të vogël që ndizet dhe shuhet nga një buton i vogël. Aty mund të shihen të dhënat e kartës ose të merren njoftime nga banka. Ka një magnet dhe një çip të programueshëm që lejon se, nëse është e nevojshme, të shkarkohet një profil i ri i përdoruesit në kartë në çdo moment. “Po përpiqemi që kjo kartë të vendoset në banka të ndryshme në të gjithë botën. Kemi një marrëveshje me një entitet në Amerikë, një tjetër në Kanada dhe disa në Azi,” – shpreh Will Keliehor, zëdhënës i Dynamics Inc,

Përfitimet.

Gjithçka në një. Kjo kartë mund të përdoret si kartë krediti, debiti, parapagesë ose klient i shpeshtë në të njëjtin vend.

Interaktive. Mjafton të shtypni një buton që të shfaqet në ekran dhe do të keni të dhënate llogarisë që kërkoni të aktivizoni në çdo moment. Të dhënat e kartës shkarkohen përmes lidhjes së rrjetit në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë.

Siguria. Në rastin kur dyshohet ose identifikohet dikush që po përpiqet të mashtrojë me kartën, banka automatikisht mund ta eliminojë dhe të shkarkojë të dhënat e llogarisë së re direkt në wallet card të përdoruesit.

Njoftime të çastit. Përdoruesi ka opsionin e të marrit mesazhe nga banka në kartë. Në këtë mënyrë p.sh mund të njoftoheni direkt për blerjet e realizuara. Gjithashtu mund të merrni një përmbledhje të shpenzimeve dhe sasinë e llogarisë. “Wallet card është menduar për të ripërcaktuar konceptin e konsumatorëve dhe të bizneseve me karta krediti dhe është e mundur për të patur një lidhje më të sigurt, – u shpreh Jeffrey Mullen, CEO i Dynamics Inc. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button