Enciklopedike

Si funksionon lufta kibernetike?

Screen Shot 2015-03-25 at 20.54.49

Për disa ekspertë është lufta e të ardhmes. Lufta kibernetike është një mënyrë për të bërë luftë atipike, pa plumba ose bombardime ajrore. Ka të bëjë me dëmtimin e kundërshtarit duke përdorur internentin. Si? Duke “ndotur” rrjetin informatik me viruse të aftë për të fshirë të dhëna, duke përdorur profile personale për të vjedhur informacion ose për të bllokuar të tërë sistemin. Shtetet e Bashkuara për shembull, vetëm në 2011 kanë kryer 231 sulme informatike kundër vetë shërbimeve sekrete, siç e ka zbuluar Uashington Post. Rasti i fundit i njohur i luftës kibernetike ka patur në qendër përsëri shtetet e Bashkuara, që këtë herë megjithatë janë gjendur në anën e të sulmuarit.

ARMË VIRUSALE. Në fund të Gushtit, pikërisht ndërkohë që Amerika akuzonte qeverinë siriane që kishte përdorur armë kimike kundër civilëve e dukej në pikën e të vënit në zbatim të sulmit ushtarak kundër Damaskut, faqja e New York Times, njëra nga të përditshmet më të rëndësishme e SHBA-së, ka mbetur e bllokuar për 20 orë për shkak të një ndërhyrje të Ushtrisë Elektronike Siriane, një grup hakerash i konsideruar shumë i afërt me qeverinë e Bashar Al Asadit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button