Psikologji

Si funksionon meditimi? Si mund të na ndihmojë ai në jetën tonë?

Gjithmonë meditimin e kam lidhur me femrat e veshura me tutat e joga-s që rrinin të heshtura e pa folur. Por si funksionon realisht meditimi? Shumica e artikujve lidhur me meditimin fokusohen në pjesën se si meditimi na ndihmon për të qenë më pak të stresuar, më tepër produktivë, dhe se si mund të na ndihmojë në marrjen e vendimeve të drejta. Mirëpo duke dëgjuar të tjerët të thonë se sa shumë i ka ndihmuar meditimi, ndoshta do të zhgënjeheni herën e parë që do ta provoni vetë. Hera juaj e parë madje mund t’ju duket frustruese, e mërzitshme dhe mund t’ju lërë konfuzë. Këto janë tepër normale. Mundet edhe t’ju zërë gjumi gjatë meditimit tuaj të parë.

Unë e kam nisur meditimin 12 vjet më parë dhe kur kam pyetur Tom Ferris lidhur me meditimin, më tha se 80-90% e njerëzve që ai kishte intervistuar, e praktikonin atë përditë. Pra, normalisht ka njëfarë përfitimi të lidhur me meditimin. Kjo është plotësisht e vërtetë. Forma të ndryshme të meditimit aktivizojnë zona të ndryshme në tru duke na dhënë paqe, duke na çliruar nga stresi dhe duhe na ndihmuar në vetëpërmirësimin tonë. Vetëm përmes meditimit ne mund të arrijmë të përdorim gjithë energjinë që kemi brenda vetes në një moment të vetëm dhe kemi për ta ndjerë atë në mënyrë të plotë gjatë meditimit.

Meditimi është mënyra e kthimit të mendimeve negative në mendime pozitive. Është mënyra e duhur për të zgjedhur se si duhet të sillemi dhe se si duhet të veprojmë duke i marrë parasysh gjithë anët pozitive dhe negative të gjërave. Çdokush nga ne përmes meditimit arrin të bëhet më i vetëdijshëm për veset që ka. Psh, unë kuptova se ndonjëherë sillesha në mënyrë arrogante dhe se ndonjëherë tjetër përpiqesha të përfitoja nga dikush, apo nga ndonjë situatë. Ndërsa meditimi të bën më të ndërgjegjshëm për këto vese që ke, në mënyrë që të kuptosh se ato janë negative dhe duhet t’i ndryshosh.

E dini se si është meditimi? Si të shohësh veten në një pasqyrë me pluhur. Në fillim nuk e sheh dot veten të pasqyruar në të, por në momentin që e fshin, vërtet do të arrish ta shohësh veten në pasqyrë, por pluhuri do të vijë edhe në drejtim të fytyrës tënde. Ashtu bën edhe meditimi me ne, duke na i vendosur përpara syve gjithë veset tona. Duke pastruar edhe veten, do të shihesh më pas më mirë në pasqyrë. Ky është qëllimi i vërtetë i meditimit.

E vërteta është se meditimi funksionon, por që përpara se të mbërrish atje ku dëshiron, ai ndoshta mund të të çojë atje ku ti nuk e mendoje veten të shkoje.

Jay Shetty. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button