Horizonti.al

Si gjeti NASA ujë në mars?

Screen Shot 2015-12-17 at 23.05.53

NASA nisi të dyshojë për ekzistencën e ujit në Mars, kur vuri re disa damarë të errët në sipërfaqen e planetit. Këta damarë, që kanë gjatësinë pothuajse të një fushe futbolli, shfaqen gjatë muajve më të ngrohtë, por në stinët e ftohta zhduken. Kjo tregon se shkaktohen nga një rrjedhje e brendshme e lëngjeve.

Duke studiuar instrumentat e MRO për të studiuar mineralet në sipërfaqen e planetit, NASA gjeti më pas kripëra të hidratuara në vendet ku shfaqen damarët. Këto kripëra mund të ulin pikën e ngrirjes së ujit në -70 gradë celcius, gjë që i lejon të mbetet i lëngët gjatë verave të ftohta të planetit, por të ngrijë në dimrat edhe më të ftohtë, duke ofruar kështu prova se damarët janë në fakt të formuar prej ujërave që rrjedhin teposhtë.

Megjithatë mbetet mister se prej nga buron ekzaktësisht ky ujë, ndërkohë që disa spekulojnë se ndodhet në një rezervuar nën sipërfaqen e planetit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button