Horizonti.al

Si janë perënditë e mitologjisë nordike?

Mitologjia gjermane dhe nordike kryqëzohen në  një  histori të  pasur me legjenda dhe aventura të  protagonizuara nga shumësi perëndish si Odini, Thori, Freyr dhe Loki si dhe perëndesha si Freyeja, Friga (bashkëshortja e Odinit), Gefioni apo Iduna. Personalitetet e tyre janë  komplekse dhe jo gjithmonë  në  lartësinë e duhur. Odini i quajtur babai i të  gjithëve karakterizohet nga dituria, ka bërë  një  sakrificë  të  madhe, e la syrin e majtë në përgjigje të  kërkesës së  gjigandit Mimir, i cili ruante pusin e dijes në rrënjët e pemës Yggdrasil dhe vetëm kështu do t’i lejonte të  pinte nga ato ujëra magjike që  i dhuruan gjithë  dijen. Odini shpesh prezantohet si pjesëmarrës në  duele me personazhe të  tjerë, shumë herë  njerëzore, që  viziton Midgard, mbërrin gjithmonë  me një  veshje karakteristike, prezantohet si një  plak vagabond me mjekër të  gjatë, mban veshur një  pëlhurë  blu dhe një  kapele të  madhe. Ka edhe një  mbivalencë , prezantohet si një  ekspert kurthesh dhe mashtrimesh. Një  funksion esencial i Odinit është  lufta. E fillonte duke hedhur shtizën e tij të pagabueshme, Gungnir dhe përpiqej ta kthente rezultatin gjithmonë  në  favor të  nordikëve. Shoqërohej në  betejë  nga dy korbat e tij, Hugin dhe Munin që  prezantonin Mendimin dhe Kujtesën, të  cilët mblidhnin informacion për të. Ishte i aftë  të  vendoste fitoren si dhe të  dallonte cilët ishin treguar më  trima në  betejë . Ata adoptoheshin dhe rriteshin nga valkiritë, hyjni të  bukura femërore, shërbëtore të  perëndive deri edhe tek Valhalla ku merrrnin pjesë  në  një  banket të  përjetshëm së  bashku me Odinin.

Thor, Freyr, Loki dhe Freyja.

Thor, djali i Odinit ishte krahu i djathtë  dhe një  perëndi mbrojtëse për njerëzit, nderohej nga fshatarët pasi konsiderohej zoti i klimës. Karakteristikë  e Thorit ishte çekiçi i tij, Miolnir që  kur goditej lëshonte shkëndija si rreze. Freyr është  perëndia që  ka protagonizmin më  të  madh në  mitologjinë  nordike. Konsiderohet zoti i pjellorisë  si dhe është  i lidhur me paqen. Në  një  nga legjendat kryesore është  ai protagonist; rrëfehet që  Freyr sakrifikon një  nga zotërimet e tij më  të  mëdha, një  shpatë  magjike që  ka jetë  dhe që  ia dhuron një  shërbëtori, Skirnir-it në  këmbim të  një  dashurie me një  gjigande, Gerdën. Freyr në  këtë  mënyrë arrit ta fitojë  të  dashurën, por humbja e shpatës do të  ketë  pasoja për të  dhe për perënditë  në  betejën përfundimtare kundra së  keqes, siç do të  shohim më  tej. Perëndi të  tjera të  rëndësishme ishin Heimdall, ruajtësi i Asgardit dhe Tyr, djali i guximshëm i gjigandëve që  sakrifikon dorën e djathtë  për të  prangosur ujkun Fenrir, kërcënim i madh për perënditë. Kjo listë  hyjnish ka vend edhe për perëndi më  pak heroike, kryesori mes tyre është  Loki, një  personazh i zgjuar, trillet e të  cilit do të  krijojnë  gjithmonë  probleme për perënditë . Loki është  një  personazh që  ngandonjëherë  u vjen në  ndihmë  perëndive, por që  më  shumë simpatizon të  keqen sesa të  mirën dhe që  nuk mund t’i kihet kurrë  besë  plotësisht. Është  padyshim një  nga personazhet më  të  vetmuar dhe më  komplekse në  këtë  rol antagonist të  pjesës më  të  madhe të  perëndive. Mes perëndeshave kryesore është  Freyja, motra e Freyr. Ishte perëndia më  e evokuar për të  patur fat në  dashuri si dhe në  pjellori edhe pse këto cilësi i atribuoheshin Frigës, gruas së  Odinit. Mes këtij universi legjendar dhe shumë  të  pasur do të  gjejmë  gjithmonë  në  mitologjinë nordike një  shpjegim kompleks të  botës dhe sidomos për temën e së  mirës dhe së  keqes, bashkëjetesa e të cilave përbën çështjen që  shpjegojnë  legjendat e këtyre vendeve. Shumë  nga këto figura mitologjike janë  metafora për të  trajtuar këto çështje. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button